Plagosja e rivalit të Shullazit në Selitë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia ka njoftuar sot së në vijim të aksioneve të saj për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, ka rënbë në pranga një person i lidhur me një ngjarje kriminale që tonediti Tiranën më datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit: Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale "Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e ndodhur më 16 shkurt 2018

Ngjarja ndodhi në 16 shkurt, ku siç u raportua nga Report TV disa të rinj u filmuan teksa mbanin në dorë pistoleta dhe kërcënonin se do qëllonin njëri tjetrin, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”.

Sherri nisi mes Gjon Pelivanit, që njihet edhe me emrin Valment Pelivani dhe Florjan Musait, pronarit të lokalit.

Të dy janë konfliktuar për një debat të çastit dhe pasi kanë dalë nga lokali kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Gjon Pelivani dhe kamarieri Renato Hoxha. 22-vjeçari Redi Palushi dyshohej se ka qenë bashkë me Gjon Pelivanin kur kanë qëlluar në drejtim të Florjan Musait dhe djalit të tij.

Më shumë se 10 të shtëna dëgjuan banorët në zonë, ndërkohë që Policia kishte arrestuar edhe dy protagonistët Gjon Pelivanin dhe Florjan Musain.

Gjon Pelivani, i cili ngeli i plagosur ishte një emër i njohur për Policinë pasi ka qënë I dënuar më parë, por edhe është konfliktuar me krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. Gjon Pelivani gjithashtu është hetuar edhe për plagosjen e policit Ermal Hoxha te Rruga e Kavajës. Redi Palushi, Gjon Pelivanit dhe Florjan Musait do akuzohen për “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, ,betur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, vepra penale që parashikon dënim deri në 20 vite burg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyshi: 08/04/2018 17:03

    Gjykata duhet te marre vendime te pershpejtuar me strategji eleminimi te ketyre KRIMINELEVE te rrezikshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja