Një 16-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bulgarec të Korçës, pasi u godit me thikë nga 19-vjeçari Arber Mersinaj, i cili u vu ne pranga. Konflikti mes adoleshenteve, te aferm me njeri-tjetrin, nisi për lojën me letra.
Basti për lojen me letra është bërë shkak për një konflikt të dhunshëm në fshatin Bulgarec të Korçës, ku mbeti i plagosur me thike një 16-vjecar.
Sipas dëshmive, adoleshentët, të cilët janë të afërm me njëri-tjetrin kishin vendosur bast: humbësi do të paguante një pije. 16-vjeçari kishte fituar bastin por 19-vjeçari nuk ka pranuar të paguajë. Debati mes tyre ka ka vijuar për dy dite, derisa u përshkallëzua në dhunë mbrëmjen e së mërkurës në lokalin e fshatit.
Familjarët e autorit, që tashmë është pas hekurave, pretendojnë se konflikti ka nisur pasi 16-vjeçari ka goditur i pari me sende të forta.
“Ata luanin aty, ai (i plagosuri)e goditi me stekë nipin, nipi ka rënë në tokë. Sipas asaj që na kanë thënë nipi është ngritur dhe i plagosuri e ka qëlluar prapë e ka bërë gjak pastaj ka vepruar nipi. Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal. Ne jemi tanët, jemi kushërinj, janë zënë për kot. Nipi im nuk është i sherrit, është djalë i qetë, punëtor. Ne kemi folur me të atin, ai nuk shtron ,jemi takuar në spital, nuk pranon.
Ne nuk kemi asnjë konflikt me ta. Gjendja e të plagosurit është mirë, nën sqetull ka një gërvishtje. Nipin erdhi e mori policia, ai pas ngjarjes erdhi në shtëpi, na tha që më goditi. Janë gjëra të momentit jo konflikte të mëparshme, janë zënë për një shok pse i ke thënë këtë, pse i ke thënë atë. Kemi patur hyrje dalje në familje”, Shaban Mersinaj, gjyshi i 19-vjeçarit.
Nga ana tjetër, familjarët e të plagosurit shprehen të tronditur dhe kërkojnë dënimin e autorit.
“Me thikë në kraharor e ka goditur me thikë. Luanin me letra jo fitova unë jo fitove ti. Ishin zënë me grushte dhe e kishte goditur me thikë. Jemi të afërt me familjen tjetër, kishim hyrje dalje edhe fëmija s’kanë patur gjë. Sherri ka qenë për lojën siç na llafosi djali. Të shoh djalin si është, atje më rri mendja. Është në shkollë në gjimnaz. S’kemi patur konflikt me asnjë në fshat se si na i bëri ai djalë kështu, na plagosi djalin”, shprehet gjyshja e të plagosurit, Meliana Bricka.
16-vjecari marrë tre goditje me thikë në kraharor, por është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Korçës. Policia arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin Arbër Mersinaj banues në Bulgarec. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thika dhe celulari i tij, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 19 vjeçar nga fshati Bulgarec, nën dyshimin se ka goditur me thikë një 16-vjeçar nga i njëjti fshat, për një lojë me letra
Sipas të dhënave të policisë, i mituri po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit" thuhet në të dhënat e policisë.
Ngjarja ndodhi të mërkurën pas një konflikti të nisur nga një lojë me letra.
Sipas dëshmive, sherri ka nisur fillimisht pasi i riu i plagosur kishte fituar një lojë dhe si “shpërblim” kundërshtari duhej t’i paguante një pije, gjë që ky i fundit nuk e ka pranuar.
Tensionet kanë vijuar edhe ditën pasuese, kur dy të rinjtë janë përfshirë sërish në konflikt. Fillimisht ata janë goditur me grushta, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke degraduar në përdorimin e thikës që plagosi 16-vjeçarin në kraharor.
Familjarët e të miturit të plagosur thanë për mediat se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte të mëparshme
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









