Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në një lokak në zonën pranë ‘Farmacia 10’ apo QSUT-së në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur 45-vjeçari Ilirjan Dosti.

I plagosuri, i cili raportohet të ketë marrë një plumb në bark, është shoqëruar me urgjencë për në spital me autoambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.