TIRANË- Planet që fshihen pas protestave përmes së cilave synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend, për deputetin socialist Erion Braçe nuk janë gjë tjetër veçse kthim në epokën e gurit. Në një intervistë përballë gazetarit Nertil Agalliu në Report Tv, deputeti socialist komenton kërkesat e grupit organizator të protestës, nga krijimi i një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, përfshirë edhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate. Ai thekson se çfarë është racionale duhet dëgjuar dhe duhet përgatitur një plan për të përmirësuar qeverisjen, por kërkesat utopike të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj dhe më pas platforma tjetër e Edviol Kullurit, për Braçen nuk kanë asnjë logjikë dhe pasi vendi ka institucione legjitime dhe nuk mund të kthehemi 1 mijë vite pas.

Politike e quan kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pas protestës qëndrojnë të gjitha grupet e opozitës. Por në optikën e Braçes, Edi Rama nuk ka asnjë arsye të dorëhiqet, jo vetëm se qeveria është legjitime, por se zgjedhjet u mbajtën vetëm një vit më parë nga ku PS mori votëbesimin nga 800 mijë shqiptarë.

Erion Braçe: Çfarë është racionale duhet dëgjuar, çfarë lidhet me mirëqeverisjen duhet dëgjuar dhe duhet ndërtuar një plan B për të përmirësuar gjërat, në shërbimin për qytetarët. Çfarë është irracionale, apo ato dy javët të fundit që na kthen në epokën e gurit, natyrisht që nuk duhet dëgjuar. Ne kemi dalë nga zgjedhjet 1 vit e një muaj më parë, s’kemi mbushur ushtrimin e mandatit të një viti. Ballafaqimi me njerëzit është proces elektoral. Gjithkush që thotë jep dorëheqjen, largohu, duhet t’i referohet rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë. Është një protestë e gjatë dhe do vinte në siklet çdo lloj partie politike që nuk e mban dot 29 ditë rresht me një masë kritike të qëndrueshme. Por që nuk është politike mos më thoni. Kërkesa për dorëheqje, delegjetimimi të një mazhorance është gjithmonë politike. Kur shikon se pjesë e protestës, pavarësisht se sa rol kanë, se sa njerëz shohin atje dhe janë të gjitha partitë e opozitës, pa përjashtim....

Nertil Agalliu: Me rol apo pa rol?

Erion Braçe: Nuk e di. Nuk kam dëgjuar ndonjë media të thotë që kryetari i një partie që ka dy deputetë është atje të bëjë video, apo një tjetër duke bërë video në makinë. Por që ka atje brenda të gjithë kandidatët për deputetët në zgjedhjet që shkoi. Ka kandidatë për deputetë të tij, siç ai tjetri ka kandidatë për deputetë të tij që i shet për shoqëri civile. Këta njerëz kanë kandiduar për një partie dhe një koalicion të caktuar, kanë humbur zgjedhjet. Kur ti thua të japë dorëheqjen qeveria dhe të vimë ne, duhet ti referohesh edhe legjitimitetet. Të përfundosh me 2 deputetë, me 1 apo me aq sa kanë me 50 dhe të dalësh të thuash, jo ik ti se do vi unë, kjo nuk shkon, aq më tepër kur del jashtë logjike. Kjo historia që këta kanë humbur një palë zgjedhje dhe thonë që mazhoranca është e delegjetimuar ne jemi në shesh dhe ky shesh do të zgjedhë me short 121 përfaqësues dhe këta do zgjedhin 21 anëtarë qeverie dhe ata që janë në kuvend duhet t’i votojnë këta, ku jemi. Në cilin rend kushtetues jemi? Ca është kjo nevojë për tu kthyer 1 mijë vite e kusur pas. Vendi ka institucione legjitime. Zgjedhjet janë njohur botërisht. Jo qeveria ulet në tavolinën e NATO-s. Është qeveri që po negocion me BE për procesin e anëtarësimit dhe ne në harkun e 1 viti duhet të mbyllim të gjithë kapitujt.

Një shteg të hapur e lë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thënë se nuk janë të panegocuieshme. Por, Braçes thekson se çdo ndryshim duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kritika ka për Adriatik Lapajn, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë për Kodin Zgjedhor, duke thënë se nuk është faji i PS, karagjozllëku që ndodhi me partinë e tij.

“Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë të panegociueshme. Kjo historia e Lapajt që thotë unë me këtë kodin nuk fitoj dhe meqë nuk fitoj me këtë kod duhen ndryshimet. Dhe ndryshimet në kod duhet të jen këto që them unë, po kush je ti. Ti je parti e madhe, tha do marrim mbi 71 deputetët, ti thua që je parti shumicë. Çfarë punë të prish ty ky sistemi. Ose do pranosh që je i vogël. Ose do pranosh që je i madh dhe do futesh në garë si gjithë të tjerët. Karagjozllëku që ndodhi me partinë tij, nuk jam unë fajtor, as kodi, kur do të sqarosh të tilla gjëra natyrisht që përfundon ashtu, kodi duhet parë për të gjithë elementët që ka kërkuar OSBE-ODIHR, të reflektoje çdo rekomandim. Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë të panegociueshme. Kjo historia e Lapajt që thotë unë me këtë kodin nuk fitoj dhe meqë nuk fitoj me këtë kod duhen ndryshimet. Dhe ndryshimet në kod duhet të jen këto që them unë, po kush je ti. Ti je parti e madhe, tha do marrim mbi 71 deputetët, ti thua që je parti shumicë. Çfarë punë të prish ty ky sistemi. Ose do pranosh që je i vogël. Ose do pranosh që je i madh dhe do futesh në garë si gjithë të tjerët. Karagjozllëku që ndodhi me partinë tij, nuk jam unë fajtor, as kodi, kur do të sqarosh të tilla gjëra natyrisht që përfundon ashtu, kodi duhet parë për të gjithë elementët që ka kërkuar osbe-odihr, të reflektoje çdo rekomandim”, tha ai.

Të paarsyetueshme sheh edhe kërkesën tjetër të protestuesve për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm 4 mandate. Për Braçen, mandati i kryeministrit ndërpritet vetëm me votë dhe jo duke e shkruar me ligj. Për Report Tv, ligjvënësi i PS shprehet se problemi nuk qëndron tek kufizimi i mandatit të shefit të qeverisë, por duke demokratizuar partitë.

“Obama në një vend si be që i ka kufizuar mandatet e presidentit në 2, ka ikur në kulm të popullaritetit tij edhe si president edhe si qeverisje. Po ca logjike ka kjo. Mandatet kufizohen me votë, jo duke e shkruar në ligj, është shumë e qartë që kufizon me votë. Nëse do duhet, ka vullnet popullor, jo sheshi, për të kufizuar mandatet patjetër, edhe mund por unë i shkoj idesë se mandatet kufizohen me votë. Problemet që lindin nga mungesa e demokracive të brendshme nuk mund të zgjidhen duke kufizuar mandatet me ligj, por duke demokratizuar partitë. Ne e kemi të freskët, vetëm 1 muaj më parë, e zgjodhën për 35 vite rresht të njëjtin njeri. Gjërat që nuk i zgjidhin demokracia  e brendshme  e partisë nuk mund ti zgjidhim duke ndryshuar kushtetutën se kështu mendon, Adriatiku, Agroni apo Arlindi”, tha Braçe.

Lajmi në përditësim.....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
'S’ka nevojë për favore', Braçe për Report Tv: Të shfuqizohet ligji për investitorët strategjikë

1782739800_erionbrae.JPG

Deputeti i PS, Erion Braçe në një intervistë për Report Tv thotë se ka ardhur koha që të shfuqizohet ligji për investitorët strategjikë. Sipas tij tashmë Shqipëria është bërë atraktive për shkak të biznesit që bëhet në të dhe nuk ka nevojë për favore. I hapur shprehet edhe për një prej kërkesave të protestuesve për rishikimin e ligjit për zonat e mbrojtura, duke thënë se nëse do jetë e nevojshme të ndryshohet për të garantuar me shumë garanci për të mos cenuar natyrën.

“Nëse ligji duhet të ketë shumë më tepër garanci, patjetër ta shohim. Edhe unë e kam patur këtë shqetësim kur u diskutua ligji. Ajo seanca kur ka kaluar ligji nuk është bërë as diskutim se opozita kishte zënë sheshin e Kuvendit. Nëse duhet të rishihet ligji për të dhënë garanci maksimale për të mos cenuar natyrën në këto hapësira patjetër ta shikojmë.

Ligji për investitorët strategjikë i ka ardhur koha të abrogohet. Kush ka pasur një favor e ka kaluar kohën, s’ka nevojë për favore, Shqipëria është bërë atraktive jo për favoret, por për shkak të biznesit që mund të bëhet për të. Paketa? Bëhet fjalë për banorët e atyre zonave, por nëse duan të ndërtojnë në atë tipologji që ka pasur veriu jetë e mot, patjetër që ata duhet të përfitojnë. Gjithë ajo zonë nuk ka titujt pronësie, nuk është çmendur Erioni të shkojë në tokën e tjetrit. Sa kohë që ata e kanë vendosur këtë lloj legjitimitet, duhet t’iu jepet certifikata. Ai ligj iu jep certifikatën atyre. Po pse unë nuk duhet ta zhvilloj pronën time. Kush janë këta që u thonë njerëzve atje ti s’ke për ta zhvilluar se unë dua malin. Është prona ime, po ndërtoj në truallin tim. Si qenka kjo histori, ti s’do ndërtosh, s’do e bësh kullën, sepse nuk dua unë. Po kush je ti. Këta që shkruanin për paketën e maleve nuk ishin fare nga ai territor, ishin nga jugu”, tha Braçe në Report Tv.

Ora 15:17
Kandidat i PS për Tiranën? Braçe: Nuk është beteja ime nëse caktohem me njoftim, duhet garë brenda partisë

1782737591_erionbrace.jpg

A do të kandidojë Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës? Në një intervistë për Report Tv, deputeti socialist thotë se nuk do të ishte beteja e tij nëse partia do ta caktonte me njoftim. Ai thekson se çdo kandidat duhet të përzgjidhet në bazë të një gare të brendshme.

Nertil Agalliu: Ju keni shprehur hapur kandidimin tuaj për Bashkinë e Tiranës, çdo ditë publikoni problematika nga Tirana, të cilat nuk është se kanë ndodhur vetëm sot. Pas edhe këtyre zhvillimeve, me protestat, a mendoni se beteja e PS për Tiranën bëhet gjithnjë e më e vështirë?

Erion Braçe: Nuk mendoj që protesta i heq arsyen dikujt për të kandiduar, as nuk i heq shanset për të fituar. Tirana ka nevojë për qeverisje. As vetëqeveriset as qeveriset, në harkun e një viti jo e jo. Është situatë që ka nevojë për ndryshim dhe themelore për të ndodhur, duhet një program i mirëfilltë që ndryshon jo vetëm qasja ndaj pushtetit. Ditët me temperatura 40 gradë po i shtohen këtij qyteti. Duhet ta mendojmë këtë historinë e ndërtimit me qëllim që të ulim temperaturën në këtë qytet. Keni Genova që po shkon drejt një politike që çdo sipërfaqe e tepërt me beton dhe asfalt po çmontohet.

Nertil Agalliu: Çfarë do të bëni në PS kandidon me një tjetër emër, jo me ju?

Erion Braçe: Me votë do bëjmë garë brenda PS. Erdhe në mars në tiranë dh enë maj isha në zgjedhje. Nuk kisha as qeverinë as udhëheqjen e PS. Me votë është tjetër histori, një njoftim nuk është beteja ime nëse kandidati për bashkinë e tiranë caktohet me njoftim. Do vazhdoj të jem deputet i PS. Unë nuk mbështes kërrkënd që nuk del nga vota e PS.

Ora 15:10
‘Në protestë ka influenca të huaja’, Braçe: Në 29 ditë kam bllokuar 11 mijë profile false

1782737571_erionbrace.jpg

Erion Braçe thotë se pas protestës qëndrojnë influenca të huaja, edhe armiqësore me Shqipërinë, që synojnë destabilizimin e vendit. Në një intervistë për Report Tv, Braçe tha se  asnjëherë nuk ka hasur një reagim kaq të madh në rrjetet sociale për protestën, duke thënë se vetëm në 29 ditë në rrjetin e tij social Instagram ka bllokuar 29 mijë adresa fake, të cilët i komentonin.

“Atje ka ndërhyrje të huaja. Po destabilzimi i Shqipërisë nuk është i një fshati, është shumë më gjerë. Është vend i NATO, po shkon drejt BE. Ballkani i destabilizuar është element kyç i politikave të vendeve jo miqësore me Shqipërinë. Atje kanë axhenda që s’kanë organizuar protestën, por kanë interferuar. Nuk kam hasur reagim të tillë në rrjetet sociale si kësaj radhe. Mund të kem bllokuar për 29 ditë adresa me zero foto. Hyjnë atje bëjnë një koment, jam munduar të ndërtoj një marrëdhënie me ata që komentojnë. Nuk kthejnë më përgjigje askush, zero postime, emra të çuditshëm. 11 mijë kam bërë unë bllok për 29 ditë. Futen thonë Braçe dil në protestë, i kthej unë përgjigje dhe ikën zhduket. Si kësaj radhe kaq masive me profile të tilla, fals, vetëm gjenerohen nga motorë, nuk kam hasur asnjëherë. Ka interferenca shumë të qarta. Ju ishit të vetmit që puna e komisionit të posaçëm për dezinformimin e huaj i ka thënë hapësirë ky komision. Këtu bëj përgjegjëse qeverinë, nuk ka zbatuar asgjë nga udhërrëfyese që bënte efektive strategjinë e miratuar një vit më parë. Ne nuk ishim jashtë dijenisë, Iranin e kemi patur aty, Rusinë, Korenë. Nëse qeveria duhet të bëjë diçka është të qeverisë vendin”, tha Braçe.

Ora 14:58
Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Është e tepërt t’i japë leksione PS, nuk ka asnjë kontribut! E fitoi mandatin nga lista e mbyllur

Në një intervistë për ReportTv, deputeti Erion Braçe komenton largimin e Marjana Koçekut nga grupi i PS. Braçe thotë se ndryshe nga Elisa Spiropali e cila ka kontribut për PS, Koçekut nuk i takon të flasë dhe as të kritikojë partinë sepse nuk e njeh dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut, pasi deputete u zgjodh nga lista e mbyllur.

"Zonja Spiropali ka qenë anëtare e Kryesisë, ndërsa pas ndryshimeve të reja nuk është më, por është anëtare e Grupit Parlamentar dhe natyrisht që i takon të flasë për atë që nuk funksionon brenda partisë, pasi ka kontributin e saj. Kurse zonjusha tjetër, është e tepërt që t'i japë leksione Partisë Socialiste. Pra, zonjusha tjetër duhet të përmbahet kur flet për PS-në. E para, sepse nuk e njeh; e dyta, nuk di asgjë për të, nuk ka kontribuar asgjë në atë parti dhe ka marrë një mandat nga lista e mbyllur e partisë. Prandaj duhet të jetë më modeste. Është tjetër njeri ajo që kam folur në kuvend dhe një tjetër ai që po shohim tani. Janë dy njerëz të ndryshëm dhe duhet t'ia kursejë vetes të flasë për PS-në", tha ai.

Braçe tha se ky rast tregon se përse ai insiston tek demokracia e brendshme e partive.

“Listat u bënë me njoftim, po pjesa e listave të mbyllura u bë me njoftim. Prandaj unë insistoj tek demokracia e brendshme e partive. Sistemi zgjedhor cedon te demokracia e brendshme e partive”, tha Braçe.