Plani për sistemin gjyqësor, Gjonaj: S’ka forcë që pengon institucionet e reja

Plani për sistemin gjyqësor, Gjonaj: S’ka forcë që pengon institucionet e reja

"S’ka asnjë forcë për t’i penguar institucionet e reja", kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në takimin që u zhvillua sot mes ministrisë që ajo drejton dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këtë takim ndër të tjera është diskutuar në lidhje me projekt-planin strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor i cili vjen si kërkesë në zbatim nga Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Më pas ministrja, Gjonaj ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Teksa ka falënderuar hartuesit e planit strategjik, Gjonaj  ka komentuar edhe sulmet politike ku ka thënë  se “ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane.”

Ndër të tjera Gjonaj shprehet:

“Me ftesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndoqa me interes prezantimin e projekt-planit strategjik 2019-2020, për plotësimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

Në kuadër të përpjekjes për t’i shndërruar institucionet e drejtësisë në “tempuj” të së vërtetës, sollëm edhe njëherë në vëmendje procesin e ngritjes së organeve të reja të cilat tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore.

 Jam besimplotë se procesi i reformimit do ta kalojë periudhën transitore për të vijuar me funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë. Plotësimi i vendeve vakante dhe funksionimi i Gjykatës së lartë si pjesë edhe e planit strategjik të KLGJ-së do të jetë një ndër prioritetet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të historisë, se si mundëm të hedhim themelet dhe nisëm të rindërtojmë këtë pallat drejtësi që po ngjall shpresën për të ndryshuar, ashtu siç na ka shtuar forcën për të punuar. Ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane.”, shprehet Gjonaj. 

Nga ana tjetër, anëtarët e grupit kanë bërë një panorama të punës së tyre ku theksuan se hartimi i këtij plani i veprimit për sistemin e drejtësisë, është mbajtur në konsideratë dhe është hartuar në përputhje me Strategjinë ndërsektoriale të Drejtësisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë dhe Plani Strategjik i KLGJ-së, janë të ndërlidhura me përparësitë e politikave kombëtare, ku ndër të tjera synohet:

1. Përshpejtimi i Reformës së Pushtetit Gjyqësor dhe Akordimit të Burimeve. (Berja funksionale e Gjykates se Larte si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotesimin e vendeve vakante në një kohe sa më të shpejtë)

2.Përcaktimi dhe Zbatimi i Standardeve për Ekselencë gjyqësore. ( Rritja e transparencës në emërimet dhe promovimet e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, përmes sigurimit të standardeve të meritokracisë)

3.Ofrimi Efikas i Shërbimeve dhe funksionimi më i mirë i gjykatave. (Rritja e efikasitetit, saktësisë se te dhënave dhe efektivitetit ne menaxhimin e ceshtjeve gjyqesore nepermjet zhvillimit te nje sistemi elektronik te unifikuar per menaxhimin e ceshtjeve sipas standardeve ndërkombetare.)

4. Zhvillimi i Kapaciteteve të Brendshme të KLGJ-së.( Hartimi i akteve nënligjore për zbatimin e reformës gjyqësore, ushtrimin e përgjegjësive nga ana e KLGJ-së me qellim sigurimin e pavarësisë gjyqësore)

5.Hartimi i Strategjive të Efektshme për Komunikimin e Jashtëm. ( Ofrimi dhe zbatimi i mënyrave novatore dhe të përshtatshme për palët e interesit, në veçanti përmes sistemeve online, për rritjen e bashkëpunimit të publikut me KLGJ-në, personelin administrativ dhe gjykatat)

Në vitin  2016, Shqipëria miratoi reforma kushtetuese dhe legjislative gjithëpërfshirëse, me qëllim forcimin e integritegritetit dhe qeverisjes së gjyqësorit në vend. Këto reforma përcaktonin edhe ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'