Planifikohet zhvarrosja e
eshtrave të varreve të vjetra
Bashkia e Tiranës ka planifikuar që së shpejti të nisë zhvarrimin e eshtrave të varreve të vjetra në varrezat e kryeqytetit.
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka planifikuar që së shpejti të nisë zhvarrimin e eshtrave të varreve të vjetra në varrezat e kryeqytetit. Ky lajm është bërë i ditur për “Shqiptarja.com” nga burime pranë bashkisë. E detyruar nga mungesa e hapësirës për varre të reja si në Sharrë edhe në Tufinë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të realizojë një ide të dy-tre viteve të fundit, për të filluar me përdorimin e varreve murale. Si fazë e parë është menduar që në varret murale të transferohen eshtrat e të vdekurve shumë vite më parë si dhe të fëmijëve që kanë vdekur në orët e para të jetës. Nga kjo lëvizje drejtuesit e bashkisë presin që të përfitojnë 7 parcela të lira për varre të reja.
Cilat varreza do të “transferohen” tek muralet Por, cilat do të jenë ato varreza të cilët do të transferohen, apo do të shkojnë tek varret murale? Sipas projektit është parashikuar që janë disa kategori të varreve ekzistuese të cilët do të “transferohen” në varrezat kuti. Fillimisht do të jenë bebet të cilët kanë ndërruar jetë rreth 5 dekada më parë. Këto janë bebe që kanë jetuar vetëm pak ditë dhe varret e tyre janë kryesisht të braktisura.
Kategoria e dytë do të jenë ushtarët e vrarë në kohën e Mbretit Zog, varre të cilët janë shumë të vjetër. Sa i përket kategorisë së tretë që do të zhvendosen në projekt, është parashikuar edhe për varret e vjetra, që për to kujdesen familjarë. Në këto raste zhvendosja do të bëhet vetëm nëse do të gjendet konsensus me të afërmit. Dhe kategoria e katërt dhe e fundit është ajo e varrezave të vjetra dhe që nuk kanë familjarë nën kujdes. Me “transferimin” e këtyre varrezave parashikohet që të hapen 7 parcela të reja, të cilat do të përdoren për ceremonitë mortore që do të ndodhin menjëherë pas vënies në funksion të varrezave murale.
VendimiPërveç hapjes së shtatë parcelave të reja nga zhvendosja, të tjera parcela priten të përfitohen nga shpronësimi i planifikuar.
Vendimi i qeverisë i miratuar 10 ditë më parë, shpronësimi i parcelave të varrezave do të përballohet nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. “Shpronësimi përfshin, Sharrë, faza IV, për sipërfaqen 10 604 m² truall, 4. 851. 798 lekë. Tufinë, faza III, për sipërfaqen 5 729 m² truall, 2 .236. 416 lekë. Tufinë, faza IV, për sipërfaqen 15 688 m² truall, 5 187 840 lekë” përcaktohet në vendimin e qeverisë.
Po kështu në vendim janë të përcaktuara qartësisht edhe mbulimi i shpenzimeve dhe afati i përfundimit të projektit. “Vlerat e përcaktuara më sipër të përballohen nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës, miratuar në buxhetin e vitit 2014. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Tiranës. Afati i përfundimit të projektit të jetë tre muaj pas miratimit të projektit” thuhet në vendimin e qeverisë.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij: Lutemi me besim dhe përulësi
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57