Platforma për daljen nga kriza? Ish-deputetja e LSI-së: Po e bëjmë gati, por negociatat nuk do i shohim (VIDEO)

TIRANE-Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në vendimin që do të merret pas dy javësh në Bruksel nga liderët e BE-së.

"Nuk flasim më për hapje negociatash. Marrja e një vendimi bëhet nëse të gjitha vendet janë në unanimitet dhe ndaj e kemi vendimin e Gjermanisë me kushtet që vendosi. Negociatat nuk do ti shohim...".

Dje në tryezën e organizuar nga OSBE-ja, opozita u përfaqësua nga tre ekspertë, PD-së, LSI-së dhe PR-së, por fakti që partia e dytë më e madhe në opozitë dërgoi njeriun e saj në këtë konferencë a është një shenjë mosbesimi ndaj PD-së?

"LSI është një parti e konsoliduar politike, që ka pasur rezultate shumë të mira dhe brenda diskutimeve që u bënë në partitë opozitare u mor një vendim që LSI do të kishte përfaqësuesin e saj, si rrjedhojë e hapësirës. Nuk ka të bëjë me besimin".

Lulzim Basha deklaroi në fillim të shtatorit se opozita po bën gati një platformë për daljen nga kriza, por kur do të bëhet publike për mediat?

"Brenda opozitës ne kemi qenë në diskutime të vijueshme jo vetëm për ndryshimet për reformën zgjedhore, që duhet të prekin edhe Kushtetutën, por edhe për një plan të detajuar emergjence cfarë duhet të ndodhë që Shqipëria të dalë nga kjo krizë.

Për LSI nuk është diskutimi cfarë vendosin dy-tre njerëz, unë nuk besoj se ka më vend për marrëveshje të fshehta bodrumeve apo mbyllur zyrave.

Platforma? Grupet e punës janë ngritur, disa e kanë gati një produktin, janë edhe këto tema të rëndësishme, reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese dhe besoj se do të vijë shpejt momenti kur shqiptarët do të njihen.

Dialogu nuk duhet ndërtuar për emergjenca, por të jetë institucion pa u ndërprerë. Nuk mjafton dialog rreth një teme, por ka nevojë të vijojë" tha ajo.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kollodoku: 26/09/2019 22:38

    Foli zari i Mona p...shqyeres. O kejsi baxh... vec per kollodok e ke mendjen. Ska njel njeri ne Lsi pa ta rras

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja