Plazhi i Velipojës “pushtohet” nga
mbeturinat, rrezikohet sezoni turistik

Plazhi i Velipojës “pushtohet” nga<br />mbeturinat, rrezikohet sezoni turistik
Në prag të sezonit turistik, plazhi i Velipojës ndodhet në një situatë kaotike, i pushtuar nga mbetjet e shumta në brigjet e këtij plazhi. 

Vetë administratori i Njësisë Administrative Velipojë, Mark Laloshi, pranoi se ka disa prurje të detit, por është duke u punuar për ta pastruar sa më shpejt. 

Ai tha se po punohet me Bashkinë Shkodër dhe organizatat e biznesit, pasi pastrimi i plazhit nuk është llogaritur me firmën tenderuese nga ish-komuna e Velipojës.

Ka disa prurje të detit të cilat janë periodike tani në pranverë dhe jemi duke punuar për ta pastruar. Janë qindra tonelata mbetje dhe po punojmë me Bashkinë Shkodër dhe me organizatat e tjera që ta pastrojmë pasi nuk është llogaritur me firmën tenderuese nga ish komuna Velipojë” ka thënë ai.
 
Pas deklaratës së Laloshit, shpresohet në një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi, pasi duhen edhe pak muaj për tu hapur sezoni veror në plazhin e Velipojës dhe në rast se situata nuk ndryshon, numri i turistëve në ketë plazh do të jetë tepër i ulët.

velipoje ndotja

velipoje ndotja

velipoje ndotja

velipoje ndotja

velipoje ndotja

velipoje ndotja

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema