Rregullat për të bërë plazh! Çadrat 3.5 m njëra-tjetra me dy familjarë, 3 m distancë kur të laheni, ju 'spiunon' vrojtuesi

Kushdo që do të pushojë këtë sezon veror duhet t’i nënshtrohet disa rregullave. Çadrat do të vendosen 3 metra e gjysmë nga njëra tjetra, në secilën prej tyre do të qëndrojnë vetëm dy familjarë. Përpara se të hyjnë në zonën e plazhit, pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve. Pasi këto kushte të jenë zbatuar turistët vendas apo të huaj do të lejohen të pushojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë.

Gjatë larjes në det, duhet të respektohet distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë "beach bar" apo " schiuma party". Kjo do të bëjë akoma më të vështirë një sezon veror për të rinjtë shqiptarë, të cilët kur vjen puna tek argëtimi, nuk kursehen.

Por nuk përfundojnë këtu masat për të shmangur përhapjen e covid 19. Report Tv disponon draftin e hartuar nga Ministria e Turizmit dhe ministria e shëndetësisë ku janë përcaktuar edhe 7 rregullat e higjenizimit që duhet të përcaktojnë hotelet. Disa prej të cilave parashikojnë se nuk do të lejohen të punësohen apo të jenë pushues ata që nuk kanë përfunduar afatin e karantinimit. Matja e temperaturës dhe dezifenktimit i të gjitha objekteve do të jenë të detyrueshme.

Për operatorët turistikë këto masa nuk përbëjnë problem por kërkojnë ta marrin menjëherë. Ky sistem i ri të bërit plazh duket nuk do të jetë më i kushtueshëm garantojnë sipërmarrësit e hoteleve dhe plazheve pasi kanë vendosur të zerojnë fitimin. Një ndihmë ia kërkojnë dhe pushtetit qendror e atij vendor për shpenzimet me të cilat duhet të përballen. Sa i përket pritshmërive për këtë sezon, pikëpyetjet nuk mungojnë.

Rregulla për shërbimin në plazhe
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.

2. Këto rregulla konsistojnë në:
2.1 Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:
a) Lani dhe dizifektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur;
b) Përdorni maskat sipas udhëzimeve;
c) Shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti;
d) Mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padizifektuara;
e) Kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimshe;
f) Nëse vini re simptomat e Covid19, telefononi Nr. 127

2.2 Gjatë larjes në det, respektoni distancën 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.
2.3 Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
2.4 Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.
2.5 Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

9.2 Shërbimet në stacionet e plazhit
1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19,
Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.
2. Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, duhet të sinjalizojë menjëherë personat që shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit.

3. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese dhe të shërbejë me maska dhe doreza.
4. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit.
5. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

6. Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me distancat e nevojshme midis personave, gjithashtu të vendosen panele pleksiglasi në vendet ku kryhen pagesat (si kasat fiskale).
7. Të kufizohet numri i personave në katër për ҫdo dhjetë metra katrorë.
8. Të ruhet një distancë prej tre metrash midis personave gjatë notimit;
9.3 Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura:
kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
2. Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës dhe në to mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë, vetëm kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
3. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.

4. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4
(katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret
e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

5. Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:
a) çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen pranë bregut të detit, duke lënë një hapësirë minimumi 3 (tre) metra për lëvizjen e lirë të pushuesve;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 (tre pikë pesë) m;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
6. Shërbimet që duhet të ofrojë një stacion plazhi, sipas tipologjisë së plazhit, duke shtuar për këtë sezon turistik, për aq kohë sa zgjat periudha e masave në kuadër të COVID19 dhe tabelat mbi informimin e pushuesve për sjelljen e tyre gjatë COVID19, janë të paraqitura skematikisht në aneksin I, të këtij udhëzimi

Ndalimi i veprimtarive argëtuese
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme

9.5 Monitorimi dhe Masat Administrative
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, të marrë masat që ky udhëzim të shpërndahet në të gjitha njësitë vendore bregdetare dhe me përmbajtjen e tij të njihen të gjitha subjektet që do të ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit.
3. Kontrolli i zbatimit të masava të përcaktuara nga ky udhëzim do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.
4. Ky Udhëzim qëndron në fuqi deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19.
5. Për sa nuk parashikohet nga ky Udhëzim, qëndrojnë në fuqi të gjitha Kriteret dhe standartet e tjera të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
6. Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim përbën shkak për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit për ushtrim të veprimtarisë ekonomike

(Kliko këtu për të lexuar draft diskutimin per masat ne plazhe ndaj COVID)

 

I.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • deni: 03/05/2020 15:31

    Kete vit te mos kete plazhe private se me shezlongjet zhul qe kane do infektojne dynjane. Plazhi te jete publik, secili te kete cadren dhe pajisjet e veta, mjafton te respektojne distancen.

    Përgjigju
  • Cawboy: 03/05/2020 00:58

    New world order. Mësohuni me: shkelje të drejtave themelore të njeriut, ndërhyrje në privatësi dhe kontroll permanent të lëvizjes dhe kontakteve tuaja e gjitha kjo për të mirën e shëndetit publik. Mos dilni nga shpija, mos shkoni në plazh mos u martoni, thjesht vdisni kur t'jua urdhërojë sistemi. Hë ça keni, nuk ju pëlqen?

    Përgjigju
    • @A.N: 03/05/2020 19:03

      Edhe komentet me 5 minuta diference

    • letis: 03/05/2020 17:53

      E drejta jetes dhe ofrimit te kujded sit shendetesor eshte e drejte themelore, mesohuni me respektimin e ligjit me mire se vetem ne diktature eshte zbatuar ne Shqiperi. Shume e dhimbshme mungesa e kultures qe vetem detyrimin me force arrin te zbatohet. Suedia nuk vuri detyrime pasi cfare u thuhet qe duhet bere e bejne per shkak te kultures qytetare jo forces.

    • A. N.: 03/05/2020 10:09

      Po per te shkruajtur komente do na lejohet?

  • iliri: 03/05/2020 00:09

    KETA I vjedhin leket me tendera,,prandaj e kane lene plazhin dhe bregdetin ne pike te hallit,,,,asnje qeveri nga 1990 e ketej nuk ka menduar per bregdetin,,,,turp I madh,,,,kur ministria e turizmit duhej te kishte fondin e investimit dhe planifikim-urbanizimit ne bregdet te pakten 2 milliard dollar ne vit….ptu,ptu,ptu,hajdute te qelbur….

    Përgjigju
  • Zani: 02/05/2020 21:59

    Keto rregulla jane per vendet si italia dhe spanja qe kane pasur raste ne te shumta me covid dhe jo per shqiperine qe me kaw raste nuk perben asnje problem. Mire te tjerat po te pakten turizmin dhe biznesin e bareve dhe restoranteve mos e fundosni me keto rregulla ekstreme

    Përgjigju
  • hhh: 02/05/2020 21:21

    te dhjefsha enver hoxhen ,enveri ishte lule ky as me grun sdo na lej mo me flejt

    Përgjigju
  • Llagapi: 02/05/2020 20:09

    Per me u la duhet me mor leje ke e-albania

    Përgjigju
  • Biri: 02/05/2020 19:27

    Keta nuk jane ne terezi!I ka lene karantina me pasoja dhe nuk dine cfare vendimesh marin.

    Përgjigju
  • Plazhisti nga kucova: 02/05/2020 19:11

    Po bythën lejohet ta kruash kur del nga uji?

    Përgjigju
  • Gesi: 02/05/2020 19:07

    HAHAHAHA nomin trafikantet kete vit,se do jete policia kufitare e zene duke vene gjoba te bregu i dyte

    Përgjigju
  • Vrojtuesi: 02/05/2020 18:26

    Tek drafti kane harruar qe vrojtuesi i plazhit duhet te rri 3 m larg atij qe eshte duke u mbytur dhe ti zgjasi nje kallam per ta shpetuar. Idiotesira qe kerkojne te bejne popullin dele.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 02/05/2020 18:17

    Atehere e gjithe vija bregdetare te behet plazh publik dhe secili te respektoje distancen!

    Përgjigju
  • Titi: 02/05/2020 18:13

    Pra ne qe kemi cadrat tona ta qajme plazhin sivjet se nuk do na lere privati as ta shohim detin.

    Përgjigju
  • Skelari: 02/05/2020 17:13

    Po ne plazhet publike qe njerzit I marrin cadrat me vete? Apo duhet te marrin dhe metrin me vete? Po ne det kur jane duke notuar, ku do e dallojne distancen eshte 3m apo 10? Mos te flasim pastaj per ata qe urinojn,peshtyjn apo shfryjn qurrat ne det. Vetem fati e mbron njeriun ne plazh se ska kontroll qe e parandalon.

    Përgjigju
  • I lir: 02/05/2020 16:54

    Meqe qenka puna kshu duhet vetem nje person i familjes, pa femije!!! Une spo marr asnje, po i le ne shpi grun e fmit, Dhe une e respektoj distancen pa merak te jesh dhe ti i qete..

    Përgjigju
  • Faiku: 02/05/2020 16:38

    Boll plazhet ti kthehen popullit

    Përgjigju
  • lavdosh: 02/05/2020 15:24

    Po kete komentin e fundit pse e shtove?: "Kjo mbase do t'i duket shqiptarëve sikur po kalojnë pushime me kosto të ngjashme në Antalia apo vende të tjera turistike jashtë vendit." Ky protokol do aplikohet kudo ne cdo vend gjer sa covid19 te zhduket, kostot do rriten per te gjithe bisneset, volumet e njerezve nuk do jene njesoj dhe bisneset duhet te rrisin cmimet te kompensojne.

    Përgjigju
  • Free: 02/05/2020 15:03

    Plazh kte vit bejne pasaniket te vilat e plazhe private ...ktyre u vje leku nga mundi i madh i politikaneve. Populli te kenaqet duke pare fotot nga fb dhe te ruhet nga korona..se po e rujtem mire popullin mbijeton kta per bukuri. Pis shtet pis milet...Korona erdhi qe te zhduki kte kancer qe po na ngordh cdo dite me rregulla per masen qe te lulezoje nje minorance e vogel.

    Përgjigju
  • Vlora: 02/05/2020 14:17

    Idiotesira. Une do shkoj ne plazh me familjen 4 anëtar si i bie që do paguaj dy çadra e katër shezllone.. Kafshë muti sqaroni njerzit si duhet mos mendoni vetëm si duhet ti grabisni se boll i grabisin ata e kanë zënë çdo cep plazhi publik..

    Përgjigju
    • Vlora: 02/05/2020 16:58

      O vëlla po nuk flet drafti per familje burr grua dhe 3 femijet por ler vjeren vjerrin dhe 700 kushurinje qe behemi ne ne vlore cdo sezon Hahahhahah

  • Arber: 02/05/2020 14:16

    Po plazhe publike a do kete në ndonjë vend se çdo pëllëmbë është privatizuar s'ke ku vë me çadrën asgjëkundi. Apo PPP edhe këto.

    Përgjigju
    • Plazhisti: 02/05/2020 17:36

      Vjet tek shkembi i kavajes vinte policia bashkiake dhe kamerat e Atsh. Sapo lironin plazhet publike nga zgjerimi i atyre private dhe filmonin punen, te nesermen cdo gje ishte kthyer si me pare. Kur shteti nuk ekziston eshte e kote sepse asgje nuk do funksionoje.

  • Free: 02/05/2020 12:16

    Pervec distancimit asnje rregull tjeter nuk mund te mbahet. Hajde mbaja temperaturen dikuj qe eshte skuqur ne diell ...e cfare do te tregoje, e kush do ia masi temperaturen pickave se do plasi gallate e madhe kur te zbresi helikopteri ne Jale apo dhermi...do tu shkoj termometri direkte aty ku u dhemb.

    Përgjigju
  • Lui: 02/05/2020 11:53

    Me keto rregulla cmimet do shkojne ne stratosfere.. Me cadrat ngjitur dhe cmimi ishte nga 4 mije leke e siper. Imagjino qe me distancen 3.5 metra do duhet te pergjysmojne sasine e cadrave, dhe si rrjedhoje do rriten cmimet. Pa folur pastaj per hotelin apo apartamentet. Nje zgjidhje per te zbutur rritjen e cmimeve mund te jete qe te kete vetem plazhe publike, mos te kete absolutisht private ne bregdet per kete vit. Gjithesesi plazhin kete vit ta harrojme..

    Përgjigju
  • Loran shehu: 02/05/2020 11:47

    E kush do i verifikoj kto masa apo ai indpemtori pijanec qe korrupyoet me 10000 lek te vjetra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja për FSHF-në, a duhet të vijojë Armand Duka të drejtojë futbollin në vend?



×

Lajmi i fundit

John

Tritol shtëpisë së Armand Dukës/ PS: Nuk duhet politizuar çështja! Institucionet po hetojnë, gishti s'duhet drejtuar ndaj askujt