Plazhi në jug i 'mbuluar' nga plehrat, Robert Aliaj publikon pamjet dhe denoncon: Këto plehra janë fytyra jonë! Bashkia heq mbetjet pas thirrjes së këngëtarit

Këngëtari i njohur, Robert Aliaj ka denoncuar një situatë shumë të pakëndshme që ka parë në një plazh në jug të vendit, ku plehrat ishin shpërndarë kudo. Pa treguar se për cilin plazh bëhet fjalë, Aliaj postoi një video në Facebook, duke thënë se ato plehra janë "fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne". Dëgjohet të thotë ai në video.

 “Ja pra shikoni çfarë pamje e bukur përpara së të arrijmë në një nga plazhet më të bukura në jug, ku birra bën 5 herë më shtrenjtë sesa në 1 nga kryeqytetet europiane me 5000 euro rrogë mesatare. Ju e dini aromën e plehrave, që do ta merrni sa herë vini në plazh dhe do ta miksoni me ato aromërat e detit. Këto plehrat këtu janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne", shprehet këngëtari.

Por pas këtij denoncimi, bashkia ka reguar duke dërguar mjete për pastrimin e mbetjeve, fakt që e bën me dije po këngëtari, ku pasi kaloi sërish në të njëjtën rrugë, tregoi automjetet duke grumbulluar mbeturinat.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja