Ndonëse i dashuri i saj ka ndërruar jetë në një aksident me motor, 22-vjeçarja Stephanie Lucas ka gjetur mënyrën për të patur një fëmijë me të.

Vajza ishte në dijeni se kishte shumë pak kohë për të marrë spermë nga i fejuari i saj i vdekur, kështu që kërkoi fonde online për të plotësuar dëshirën e saj dhe të partnerit të ndjerë. 

Shumë njerëz  i janë përgjigjur apelit të vajzës duke  dhuruar mjaft para dhe ajo ka mundur të  grumbullojë 11 mijë dollarë brenda ditës.

“E donim shumë një fëmijë. Po plotësoj dëshirën e tij të madhe. Procedura kushtonte 9 mijë $ dhe unë nuk i kisha, për këtë arsye përdora internetin”,-është shprehur 22-vjeçarja.

Gjithashtu Stephanie është shprehur mjaft e mërzitur dhe nuk e ka vendosur se kur do ta përdorë spermën për të patur një fëmijë nga i dashuri i saj.

22 vjecarja

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)