Një plagosje me armë zjarri është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në rrugën "Bedri Karapici", në Tiranë.
Mësohet se shtetasi Amarlindo Koçeku, 23 vjeç, është gjetur në anë të rrugës nga kalimtarë të rastit i qëlluar me armë zjarri.
Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në drejtim të spitalit "Nënë Tereza".
Policia identifikoi menjëherë autorin e kësaj ngjarje i cili, Shpëtim Jaho, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një sherr i mëparshëm në rrjetet sociale. Përplasja mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën "Bedri Karapici", ka patur një konflikt.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendgjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të autorit të dyshuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com