Plumbat mbi banesën e gazetares, Basha sulmon Arta Markun: Reagim i turpshëm, të nisë hetimet

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia blu në një komunikim me gazetarët ka sulmuar kryeprokuroren Arta Markun. Ai e cilëson si të turpshëm reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme për ngjarjen, ndërsa shton se institucioni që drejton Arta Marku duhet të nisë hetimet gjithëpërfshirëse.

Rama ulet me kriminelët gjunjë më gjunjë. Çyrbja është faktuar si anëtar i bandës së Shullazit. Ky është edhe rasti i parë që shpërtheu këtë verë. Skandalet e verës zbulojnë më së miri si Rama bashkëqeveris me krimin. Kur plasi skandali i Xhafës u gëzua Tahiri, kur plas skandali i Çyrbes u gëzua Balla. Prioriteti i parë i PD është shkëputja e lidhjes së krimit me qeverinë. Asnjë reformë nuk do të japë efekte që vendi të bashkëqeveriset me krimin. Bandat dje morën një akt të paprecedent me sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares. I turpshëm dhe neveritshëm është reagimi i prokurorisë, duhet të fillojë hetim gjithëpërfshirës. Kriminal ishte reagimi i policisë që u mjaftua me një reagim me iniciale, tallje është tëitteri i Ramës. Të gjitha provojnë se qëndron bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Deputeti Çyrbja në përgjime me bandën e Shullazit iu referua bandës si ‘ne’. Edhe sot prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme. Duhet të kishte mbërritur kërkesa në Kuvend për arrestimin e Çyrbjes nëse Rama do i linte kukullat e tij në prokurori të bënin punën. Krimi e kupton syshkeljen nga pushteti. Mjafton mosveprimi në rastin e Çyrbjes që krimi të mos veprojë. Banda e Bajrave në Shkodër vijon që të dhunojë në Shkodër.

Lulzim Basha

Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.

Qëllimi i kriminelëve ka qenë të jepte një mesazh të fortë gazetares, duke nënkuptuar se të godasim familjen, nëse na përmend emrin në kronikat televizive. Kjo e fundit kishte vetëm disa orë që ishte larguar nga shtëpia e prindërve, ku së bashku me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, aty ku jetojnë së bashku. Dy vajzat e saj të mitura, i ka lënë në banesën e prindërve, nën shoqërinë e 6 personave të tjerë, si dy gjyshërit, motrës, vëllait dhe dy krushqve,që kishin mbërritur për vizitë nga Italia.

Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Besohet se autori i krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar ende dhe sot. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë. Mësohet se ministri Xhafa i ka siguruar mbrojtjen familjes së gazetares dhe vetë asaj, ndërkohë ka premtuar se ngjarja do zbardhet

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Basha: Rama rriti faturat e ujit e dritave, tendera miliona euro baxhanakut

Pas cështjes mbi sulmin e gazetares, Basha u ndal te akuzat për kryeministrin për qeverisjen dhe korrupsionin që sipas tij po bëhet me tenderat. Ai tha se Rama ngriti faturat për dritat dhe ujin, ndërsa i uli taksat për bixhozin dhe i dha baxhanakut 15.6 mln euro tendera.

Faturat e ujit dhe dritave rriten, ndërsa bixhozit i ulen nga 25 në 15%. Paratë në shëndetësi përfundojnë në xhepat e tre koncesionarëve. Afera e fundit e Papulit, përfiton 1.8 mln euro nga dhënia me qira e makinave të policisë, ka marrë 17.3 mln euro nga buxheti nga Rama gjithsej. Bego ka marrë 14 mln euro me tre tendera, ndërsa me ligj i ndalohet. I ka dhënë baxhankut 15.6 mln euro, por nuk del vetë por fshihet pas Fugës. Pse kryeministri duhet të marrë chater për të bredhur, por nëse i bëjnë të tretët pse i bëjnë, cfarë përfitojnë. Ky është stil prej sheiku, ndërsa shqiptarët rrëmojnë xhepat për fëmijët.

Lulzim Basha

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 01/09/2018 09:06

    Lulzim Basha je aq I pavlere e I parendesishem sa edhe ti vet nuk e kupton e per kte fajin e ke vet.Bajrat ne Shkoder kan qene e jane mbeshtetesit kryesor te PD ne SHKODER.Ti je opozitari qe do mbahesh mend per gjitha llojet e skandaleve kriminale duke filluar nga hajdutlleku ne rrugen e kombit,faljen e detit Greqis(tradhetar I kombit),vrases I 4 deshmoreve te kombit(ne demonstaten e 21 janarit),manipulues e fallsifikator (skandalet e fundit "babale" e "D.Biba").Ne se ka njeri qe duhet te largohet nga politika per skandalet e pafundeshme e te gjitha llojeve je vetem ti qe quhesh Lulzim Basha.Haram te qofte qumeshti I nanes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim