"Po i vrisni fëmijët tuaj", Altin Joka: 10 hapa për t’i hequr fëmijëve varësinë nga ushqimet e përpunuara! Si të kultivojmë zakone të shëndetshme

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për mënyrën më të shëndetshme për të ushqyer fëmijët në ditët e sotme.

Varësia e fëmijëve nga ushqimet e përpunuara dhe të pashëndetshme është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e tyre. A është një betejë e humbur nga ne prindërit, ndonjëherë koha, jeta frenetike na bën që ta neglizhojmë dhe të mos e kemi vëmendjen e duhur tek mënyra sesi ushqehen fëmijët tanë. Por a ka një mënyrë apo rregull të përcaktuar sesi ne mund të largojmë fëmijët nga varësia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të kultivojmë zakone të shëndetshme tek fëmijët tanë?

Nutricionisti i njohur Altin Joka, tregoi një guidë me 10 hapa ku prindërit të bazohen për t'i larguar fëmijët e tyre nga varësitë dhe kequshqyerja, e cila më vonë do të sjellë një dëmtim të ADN-së, një sërë sëmundjesh nga problemet me sistemin nervor, rënien e imunitetit, probleme me kockat, shikimin, veshkat, deri tek obeziteti e më tej.

”Është e vërtetuar që nëse një fëmije i themi gjashtë herë për një ushqim të caktuar sesa i mirë është, bëhet bindje për të. Gjithashtu prindërit duhet që të largojnë fëmijët gradualisht, jo menjëherë nga ushqimet e përpunuara” e nis kështu intervistën Altini, duke shtuar se me fëmijët duhet të ndiqet politika e motivimit, pra duhet gjetur një mënyrë që me motivim, të ushqehen me ushqime të shëndetshme.       

Duhet të ketë një bashkëpunim me shkollat së pari, pasi këtu fëmijët konsumojnë ushqimet e drekës. Por cilat janë ushqimet e rekomanduara për fëmijët sipas Altin Jokës? Së pari, në mëngjes mund të përdoren fruta, arroret, ndërsa në drekë perimet dhe duhet të shmangen urgjentisht gjërat e konservuara si patatinat, pijet me gaz apo ushqimet e paketuara. Ai ndau dhe disa këshilla praktike për të ushqyer fëmijët në mënyrë korrekte dhe të shendetshme.

Një tjetër pikë e rëndësishme është që vetë fëmijët duhet të ingranohen në përgatitjen e pjatave apo gatimeve, e madje duhet të motivohen me anë të shpërblimeve simbolike, kjo gjë do i nxisë. Gjithashtu duhet që çdo nënë në shtëpi të tregoj kujdes në pjatën e çdo vakti. Çdo familje duhet të bëjë pazar me gjëra të shëndetshme një herë në javë, duke bërë një pakt më fëmijët për të ndjekur një listë ushqimesh specifike. Prindërit duhet të tregojnë kontroll mbi reklamat televizive që jepen në televizor, të cilat nxisin konsumin e produkteve të caktuara, pa neglizhuar  komunikimin e afërt dhe të shpejtë me fëmijën. Në fund, nutricionisti tha se prindërit duhet të jenë autoriteti kryesor për ushqyerjen e fëmijëve dhe për shëndetin e tyre, kështu që vetëm ata mund të rekomandojnë një ushqim të shëndetshëm për ta.

MC/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja