'Po kërcënohet nga mafia e plehrave'/ Administrjatorja e inceneratorit të Elbasanit-Bashës: I vetmi që po më ushtron presion je ti Lulëzim! Jam hetuar dhe jam shpallur e pafajshme
Foto ilustruese nga Inceneratori i Elbasanit
TIRANË- Stela Gugallja, administratorja e inceneratorit të Elbasanit ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha se është kërcënuar nga "mafia e mbeturinave".
Në reagimin zyrtar, ajo thotë se as nuk është kërcënuar dhe as nuk është shantazhuar nga askush dhe se i vetmi që e ka vënë në presion është vetë Lulzim Basha. Ajo vë theksin se prokuroria e ka hetuar më herët dhe është shpallur e pafajshme.
"U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.
"I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.
Meqënëse emri im është bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria Elbasanit në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion aktiv”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore”. Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin nr 2609, dt.11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale. Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë", shkruan Gugallja.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë! S’u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre
13 Shkurt, 15:15
-
‘Trekëndëshi i Bermudës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
13 Shkurt, 10:07
-
‘Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK’, Basha: Rama si nxënës i Berishës, po sulmon drejtësinë
12 Shkurt, 10:43
-
Reagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron
11 Shkurt, 13:42
-
Nga Lulzim Basha, Pampuri, Bakiu, Haklaj e Karabina, Demokratët Euroatlantikë miratojnë kandidatët e parë për deputetë (55 EMRAT)
10 Shkurt, 21:28
-
Arrestimi i Veliajt/ Reagon opozita, Berisha: Falë nesh, por SPAK ngelet organizatë kriminale! Basha: Rama të dorëhiqet! PL: Drejtësi me regji, Metën e morën me dhunë
10 Shkurt, 14:33
-
Mbyllen votimet në Kosovë, urimi i presidentit Begaj: Qeveria e re të vijojë reformat! Basha: Proces shembullor dhe festë demokracie
9 Shkurt, 19:25
-
Basha thirrje për ndryshim më 11 maj: Sistemi i qeverisë Rama skllavëron shqiptarët
8 Shkurt, 11:51
Po cfare je hetuar apo nga nje kallzim anonim dhe vendim mos fillimi per shakak procedure si Lulushi per rrugen e kombit. Ju jeni te gjithe bande hajdutesh
Përgjigju