Të gjithë ata që e njohin reperin Puff Diddy sigurisht që njohin edhe Kim Porter. Kjo e fundit ka qëndruar për rreth 13 vite krah reperit të njohur të cilin e bëri edhe tre herë baba. Fatkeqësisht Porter ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se modelja dhe akortja e njohur është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Los Angeles vetëm disa orë më parë. Aktorja kishte disa ditë që ishte e sëmurë në gjendje gripale, ishte mjekuar dhe mjekët po e ndiqnin si një rast të përgjithshëm të sëmundjeve sezonale pa parë ndonjë gjë shqetësuese tek ajo.
Ndërkohë reperi Diddy ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Puff dhe e ndjera 47-vjeçare kanë tre fëmijë së bashku, dy vajza binjake dhe një djalë.