Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak kohë nga finalja e ‘Big Brother VIP’ Einxheli dhe Donaldi kanë folur në oborr për çmimin e madh.
Einxhel e ka ngacmuar Donaldin duke e pyetur nëse do mërzitej nëse nuk do të merrte fitoren, ndërsa ai tha që nuk do të mërzitej e as do e komentonte.
Kur Einxheli i tha se do i bëhej qejfi po ta fitonte vetëm se do bënte diçka me lekët, Donaldi iu përgjigj duke i thënë se dhe ai do kënaqej, por nuk do të mbyste veten në pishinë po të humbiste.
Einxhel: Do të mërzitesh po nuk e fitove?
Donald: Jo.
Einxhel: Me vërte?
Donald: Do mërzitem… po dhe qejfi nuk do më bëhej.
Einxhel: Do e kontestoje më vonë?
Donald: Jo nuk jam ashtu tipi unë. Një gjë që nuk më takon, nuk më takon dhe kaq. Jam rritur me frymën që fitimtari nuk komenton.