Po priste hapjen e kufijve që të trafikonte 22-vjeçaren në Belgjikë, pranga 39-vjeçarit! Si rrëmbeu një vajzë në 2001 dhe e shiti për 2 mln (EMRI)

TIRANË- Një 22-vjeçare është shpëtuar nga trafikimi në Belgjikë për prostitutë, nga mbyllja e kufijve për shkak të COVID-19. Në pranga ka rënë 39-vjeçari i identifikuar si Adrian Mykaj (alias Adrian Uka), tutori i saj, i cili po priste hapjen e kufijve për ta dërguar drejt Belgjikës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari ka rënë pranga pas një hetimi disamujor. Mykaj ishte i dënuar edhe më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion" dhe në momentin e arrestimit iu gjet një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Ndërkohë, është kallëzuar në gjendje të lirë 21 vjeçarja me inicialet M. M., për moskallëzim krimi.

Po kush është Adrian Uka dhe historia e tij?  Në vitin 2005, Uka është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale te “ Trafikimi i femrave për prostitucion”.

Ai u shpall fajtorë për rrëmbimin e një vajze në vitin 2001, të cilën e njohu në një disko, me qëllimin për ta prostituuar. Uka e mori të renë e futi në makinë në kundërshtim me dëshirën e saj dhe e dërgoi në Laç, ku e shiti për 2 milion leke të vjetra, një tjetër personi, të quajtur Gëzim Vuka. Ndërkohë, më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Moriseni, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi.

Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë,  në një lokal nate. Por pasi luajti disa orë muzikë ai kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy. Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me të pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim u hodh poshtë nga 39-vjeçari.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë Reforma në drejtësi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shfrytëzonte për prostitucion vajza rumune në Itali, arrestohet në Vlorë 37-vjeçari