DURRËS- Agjentët e policisë antidrogë të Durrësit kishin siguruar një informacion në rrugë operative për blerjen e një sasie droge të fortë. Ata kanë qenë në dijeni të personit që do të blinte mallin si dhe të atyre që do ta shisnin. Në këtë kuadër, policia vuri në përgjim telefonik dhe survejim fizik si blerësin dhe poseduesit e mallit.
Ditën e djeshme, Armand Gjoka 55 vjeç banues në Durrës, taksist transportoi në Durrës në zonën e plazhit Agron Baçin nga Tirana 52 vjeç. Sipas policisë ka qenë ky që do të blinte sasinë e pluhurit të bardhë.
Ata do të takonin në Durrës në zonën e plazhit Vilson Meminin dhe Erges Shehin për të blerë mallin. Policia i ka lënë që të afrohen dhe në momentin që do të takoheshin, Vilsoni dhe Ergesi kanë parë policinë dhe kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjekur nga policia e cila i ka bërë thirrje që të ndalojnë. Për këtë qëllim njëri nga efektivët ka qëlluar në ajër duke bërë që të dy të ndalojnë dhe të prangosen. Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.
Ndërsa taksisti dhe blerësi ndaluan në vend dhe u arrestuan nga policia. Ka nisur proçesi hetimor për këtë ngjarje për të përcaktuar rolin e secilit nga 4 të arrestuarit në këtë ngjarje.
Drejtuesit e policisë së Durrësit thonë se ky ka qenë një operacion në kuadri e masave të marra për parandalimin e ngjarjeve kriminale, arrestimin e personave të shpallur në kërkim si dhe të personave që qarkullojnë me armë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
71.1%
-
Të panevojshëm
22.9%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1099
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti! (FOTO-VIDEO)
9 Maj, 12:00
-
Droni zbulon parcelat me kanabis në Mukje të Krujës, sekuestrohen 130 bimë narkotike! 2 të arrestuar
9 Maj, 09:05
-
I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak
8 Maj, 10:08
-
Tragjedia në Bunë/ Alma Arrazi prehet në Durrës pranë të ëmës, përcillet mes lotësh! Djali dhe vajza varrosen në Shkodër, i ati s'lejohet të marrë pjesë
8 Maj, 09:40
-
Biznesmenit të ndërtimit iu mbushën llogaritë bankare me paund nga Anglia, i sekuestrohen bashkë me toka e makina luksoze! Adem Metkola: Ishin kapar për të ndërtuar resort në Durrës
7 Maj, 14:57
-
Basketboll meshkuj/ Teuta mposht Vllazninë në ndeshjen që zgjati 5 ditë, dërgon serinë në 2-1
7 Maj, 10:28
-
‘Bonnie dhe Clyde’ shqiptarë në Angli/ 23-vjeçari dhe e dashura e tij drejtonin grupin e drogës në Londër, dënohen me burg (EMRAT+FOTO)
6 Maj, 19:39
-
Durrës/ Ushtronin prostitucion në një pallat, në hetim 4 persona
6 Maj, 12:25
-
FOTO/ Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik
5 Maj, 13:05
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj, 18:04
-
Inaugurohet godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet për një program të madh asistence me donatorë të huaj
4 Maj, 17:16
-
Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali
4 Maj, 11:45