‘Po shkërmoq partinë’/ Del në Facebook grupi anti-Basha, mister anëtarët e lëvizjes

‘Po shkërmoq partinë’/ Del në Facebook grupi anti-Basha, mister anëtarët e lëvizjes

Grupi anti-Basha në Partinë Demokratike ka publikuar një deklaratë në Facebook që njofton nisjen e një lëvizjeje me emrin “Lëvizja për Shpëtimin e PD dhe Shqipërisë Lëvizje Konservatore Antiestablishment”, por mister mbeten anëtarët.

Grupi ka publikuar një deklaratë që shpreh qëndrimin kundër opozitës duke e cilësuar si alternativë të pashpresë, por në fund nuk identifikohet asnjëri nga anëtarët.

E nëse nuk do të shfaqen publikisht, e vetmja rrugë për të mësuar se kush është pas kësaj lëvizje është data 24 nëntor, ku Lëvizja u bën thirrje demokratëve që të mblidhen në një protestë të pandërprerë për ‘ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane’.

DEKLARATA E PLOTË

LËVIZJA PËR SHPËTIMIN E PD DHE SHQIPËRISË

LËVIZJE KONSERVATORE ANTIESTABLISHMENT

Deklaratë

Tiranë, 31 Tetor 2018

Sot në dt 31 Tetor 2018, pas takimeve 1 mujore në mbi 20 qytete të Shqipërisë, brenda Partisë Demokratike nis veprimtarinë e saj Lëvizja për shpëtimin e PD dhe Shqipërisë, Lëvizje Konservatore Anti-Establishment. Ajo përbëhet nga anëtar, të rinjë dhe themelues të PD me qëllimin e vetëm të shpëtimit të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Qeverisja Oligarkie Sorosjane po zbaton një Axhendë që po e çon Shqiperinë drejt Falimentimit, Rrënimit dhe Shpopullimit të plotë të saj.

Oligarkia qeverisëse në pushtet ka marrë nën kontroll dhe përvetëson çdo pasuri të këtij vendi duke varfëruar dhe rrënuar shqiptarët!

Krimi çdo ditë e më shumë po mbjell pasigurinë dhe frikën te çdo individ dhe gjithë shoqëria.

Prodhimi dhe trafiku i drogës kanë kapur peng dhe po shkatërrojne ekonominë dhe shoqërinë.

Sistemi i drejtësisë po shkatërrohet dhe kapet nga qeverisja nën petkun e “Pastrimit”, e realizuar kjo me ndihmën e opozitës, bashkërenduar sipas axhendës sorosjane.

Sot kemi një sistem politik “demokratik” të kapur dhe dështuar, që buron nga një proçes i blerjes dhe manipulimit të votës nga struktura kriminale mafioze.

Shqipëria po braktiset pa kthim, ndërkohë që ngrihen kampe sekrete refugjatësh nga Azia e Afrika përditë!

Qeveria Shqiptare dhe gjithë Establishmenti sipas axhendës sorosjane prej vitesh po ndjekin një politike antiamerikane duke ulur interesin e tyre mbi Shqipërinë, interes sa jetësor dhe i natyrshëm për Kombin tonë!

Shqiptareve ju kanë vrarë shpresën !

Opozita, si alternative e shpresës, ka po aq pergjegjësi.

Dështimet e saj njëpasnjëshme dhe procesi i vetëshkatërrimit kanë humbur totalisht besueshmërine e saj, para demokratëve dhe shqipëtareve.

Fenomenet e saj të brendshme jodemokratike dhe së fundmi procesi zgjedhor, ku ne shume raste shkelen hapur rregullat dhe procedurat, po shkërmoqin përfundimisht strukturat e saj edhe në bazë, duke e çuar drejt një force politike të dorës së dytë.

Së fundmi, alternativa e “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” nëpërmjet “dekriminalizimit të qeverisjes” e ka kthyer qëndrimin e saj në qesharak.

Marrëveshja e 17 Majit dhe Zgjedhjet e 2017 ishin një Grusht Shteti që prodhoi një Regjim Diktatorial dhe Opozitë Fasadë “Demokratike”!

Kërkesa dhe firmosja e mbi një mijë demokrateve nga mbi 20 qytete të Shqipërisë, për grisjen e mandateve, si akti i parë i thirrjes së një protestë mbarëkombëtare, u përcmua dhe nuk u morë në konsideratë nga Lulzim Basha dhe organet e PD, të kthyera tashmë në jolegjitim.

Prandaj sot, Lëvizja për shpëtimin e PD dhe gjithë Shqipërisë, Lëvizje Konservatore AntiEstablishment, fton çdo demokrat dhe shqipëtar që ti bashkohet protestave të pandërprera demokratike, duke marrë shembujt e suksesshëm të shumë vendeve të tjera europiane.

Demokratë !

Rruga e vetme e mbetur është :

- 24 Nëntor proteste e pandërprerë për ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për te shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane.

- 8 Dhjetor protestë e pandërprerë për largimin e kesaj Qeverisje Diktatoriale dhe gjithë Establishmentit.

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË !

GOD BLESS ALBANIA !!!


 

Faqja ne Facebook e grupit anti-Basha

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 02/11/2018 16:35

    Tani kena me fjet rehat...do shtrihemi sa gjere gjat...

    Përgjigju
  • Altin: 02/11/2018 12:54

    Avokat Altin Goxhaj.KY eshte ai qe fshihet pas kesaj.

    Përgjigju
  • Uujg: 02/11/2018 07:06

    Me bast qe eshte ai avokati i teorive konspirative gjyswm vlla i Trumpit

    Përgjigju
  • Demokrati: 02/11/2018 04:27

    Hedhin nga nje shashke dhe shohin situaten a do te kete perkrahje nga populli .Por nen siglen e pd nuk ka alternative kjo eshte shkermoqur mos prisni por hiqni salen lulin dhe tere keta qe vine pas tyre .

    Përgjigju
  • Niku: 01/11/2018 21:06

    Ku e kane mesuar shqipen keta antiestablishmentat? Kaq gabime drejtshkrimore une s'kam bere as kur isha ne klasen e katert, jo me tani qe jam 40 vjec.

    Përgjigju
    • Lexues: 02/11/2018 09:19

      Si duket nuk ke degjuar per investigime, fair, veting, trend, startim, insert, puntate, lancim keshtu eshte kur injoranca drejton vendin

  • shpetimi: 01/11/2018 20:22

    SOS , shpetoni veten tuaj ,pa Shqiperine ka kush e shpeton !

    Përgjigju
  • Vlorë: 01/11/2018 20:19

    Ikni o plehra.. Pa goditur me emër e mbiemër ata që vOdhen cdo gje nën emrin e pushtetit të PD, sjeni asgje tjetër.. Thjesht ngeleni një tufë. Qënsh për. Pushtet

    Përgjigju
  • Naimi: 01/11/2018 20:13

    Ky eshte Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë