Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?

Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?

Sali Berisha

Prej 1 viti e gjysëm, nga opozita e pabashkuar Akoma, kemi parë dhe dëgjuar shumë akuza, fletë bakalli dhe njerëz të saj që dalin dhe ripërsërisin fjalët e liderit të tyre. Ka muaj e muaj, që shqiptarët edhe pse nuk e besojnë, po dëgjojnë akuza të llahtarshme nga Berisha dhe pasuesit e tij fanatikë se “SPAK-u është SKAP, se drejtësia është bandë, se GJKKO-ja është bandë”, dhe të tjera frazeologji idioteske, që nxitonin të bënin pis drejtësinë e re. Akuza shkonte deri atje sa “prokurorët e SPAK janë të lidhur me bandat”. Por ja që drejtësia foli sërish.

Berisha u lirua, dhe kjo mbetet të shihet. Tani i takon Mulit, Berishës, Bardhit dhe Gjekmarkajt apo dhe dikujt tjeter, të na thonë se “me lirimin e liderit nga arresti në banesë, ka drejtësi, apo edhe kësaj here ajo është e kapur nga kryetari opozitës”. Kjo kërkon një përgjigje, dhe jo dredha-dredha si ato që bëjnë shpesh ata të kësaj opozite. U mblodhën dhe festuan, sikur Berisha të ishte liruar nga kampi i përqëndrimit. Sa të paditur dhe sa “axhami” janë, tek i shikoja të festonin, të kapeshin krahqafë mes tyre, a thua se Berisha u lirua edhe nga akuzat.

Thonë se “dardha e ka bishtin mbrapa”, por në PD, e dinë se dardha nuk ka bisht fare. U duket sikur tani që Apeli e nxorri nga arresti, do të fitojnë pushtetin. Madje arriti deri atje Gjekmarkaj, sa të heqë paralele me Trump. Natyrisht shumica e atyre e bëjnë “betejën” për të patur të sigurtë emrin në listen e kandidateve për 2025, dhe aspak se i “dhimbset lideri i arrestuar”. Por të na thonë si burrat dhe jo si dredharakët, “ka drejtësi tani që u lirua Berisha, apo jo “. Pasi nga eksperienca e deritanishme, kemi pare se “gjithçka pështyhet, është lëpirë pastaj”.

Pra, e kanë sikterrisur një prokuror apo gjyqtar, dhe kur është vepruar ndryshe (kuptohet sipas ligjit) e kanë kthyer “pllakën”, ose kanë heshtur. Sot dikush nga ata që e kanë baltosur drejtësinë, th a se “ky për Berishën, ishte një vendim i drejtë ligjor”. Sa qesharakër, dhe sa të papjekur politikisht. Dhe hajde të “kam rixha”, jepu pastaj votën për të ardhur në pushtet kësaj opozite.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë