'Po të dëgjoj', pas gjyshe Verës, vjen Niku! Basha vizitë në servis makinash (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet e tij me qytetarët nën sloganin 'Po të dëgjoj', ku pas pazarit dhe vizitës në shtëpi të gjyshe Verës, ketë herë është ndalur në një servis automjetesh në pronësi të Nikut, një i ri kurajoz që ka ngritur me forcat e veta biznesin e tij.

Gjatë bashkëbisedimit, Niku theksoi se është në kërkim të 'profesionistëve mekanikë, por që janë larguar në Gjermani'. Nga na tjetër Basha theksoi se një tjetër problem është edhe 'çmimi i karburantit dhe cilësia e tij e keqe që dëmtojnë makinat'.

Kryedemokrati theksoi se biznesi i vogël do të jetë një nga prioritetet e programit ekonomik të PD, sapo të vijë në pushtet.

'Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit', shkruan Basha.

Më parë Basha publikoi një video me gjyshe Verën, ku pas pazarit ai zgjodhi ta vizitojë atë edhe në shtëpi. Ajo është një militante e flaktë e Partisë Demokratike, e cila ndjek rregullisht çdo takim të kryedemokratit Basha.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 13/02/2020 08:51

    AURELEN DHE E KE PAK LLULI

    Përgjigju
  • lol: 13/02/2020 08:36

    o lul o fallco komplet, nuk te shkon kjo pun per ty

    Përgjigju
  • Erik: 12/02/2020 18:57

    Niku e paska servisin plot me makina te shtrenjta, punetore paska, duket se i ka gjerat ne terezi. Plot paç Niku, sot e gjithmone, por emigracionin s'e ndal dot as Basha e as Merkel sikur te vije e te qeverise Shqiperine. 4 milione rumune jane larguar ne 10-12 vitet e fundit nga Rumania, eshte fenomen. Nuk mund te presin njerezit qe te behet Shqiperia apo Rumania si Anglia apo Gjermania se s'behet dot, per me teper qe bota po behet nje fshat i madh dhe kostot e transportit po ulen gjithmone e me shume. Gjermania 2-3 ore larg eshte me avion, njesoj si te banosh ne Tirane dhe punen ta kesh ne Korçe apo Gjirokaster. Me uljen e cmimeve te biletave njerezit s'do e ndjejne me largesine si me pare. Mund te vijne ne shtepi ne Tirane per fundjave e te henen kthehen perseri ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!