Një formë tjetër e transportit të kanabisit është përdorur në qytetin e Dibrës.

Policia e Dibrës ka sekuestruar 122 kg kanabis të cilat ishin të ngarkuar me kalë. Droga ishte e ndarë në  7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese plasmasi të zeza.

Sipas njoftimit të policisë personi që po transportonte kanabisin, është shtetasi me inicialet S. I. është shpallur në kërkim pasi  sapo ka konstatuar që po e ndiqte policia ka braktisur kafshën e dorës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira. 

Operacion antidrogë i koduar "Piramida" nga Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.  Sekuestrohen 122 kg kanabis dhe një kalë. 

[gallery]20131[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)