Denis Goce është arrestuar nga policia pari është kapur teksa transportonte emigrantë kundrejt pagesës, në mënyrë që të kalonin kufirin ilegalisht.

38 vjeçari, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Midnight 26’, në dalje të qytetit të Pogradecit.

Ai po udhëtonte me një makinë tip “Benz” dhe nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht.

Më tej, nga verifikimet dhe kontrollet e tjera, u konstatua se Denis Goce drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe se kishte me vete, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.