VDEKJA E PESHKATARIT
“N’furtunë deti përzihet, rrëmujë pafund,
përmbi shkambij përplaset, ikën, vjen prap t’thërmohet.
Vala oshtin, ujnat shkumëzojnë, qielli shkund
rrufe e shi; e gjithë jeta uturin e drithtohet.
Dhe barka e zezë, guaskë e lehtë, kreshtash vërtitet
e në greminë rrëzohet. Peshkatari shtrëngon
zemrën e gjanë si deti, kur vala e mbulon,
e merr thellë frymë n’erën vriglluese, kur në kulm ngjitet.
Vala ia theu lopatën e velën ia copëtoi
Burri lufton së koti me lopatën që i mbeti,
se rrëmuja e rrëmbeu r mbi shkuma e flakroi
dhe luen, tue iu kërcënue asaj cope të gjallë deti.
E rrokullis, mbi maja me fletë me fletë shkumuese i bi
i thyen krahët si hekur, i plas sytë e përgjakun
i çan gjoksin e nxjerr një klithmë, tue e flakun
si gur mbi thepa t’mprehtë...Nesër deti n’qetsi
do bjerë e, me kambë zbathët, disa forma njeriu
me vaj do të vijnë të mbledhin mishin e copëtuem.
Nji barkë e re do ngrehë për mort të vet i riu,
do çajë ujnat ku burrat e shpish me radhë kanë shkuem”
“Kangë?”, 1936
KËNGË ROMANTIKE
Kur miqtë e tij të vijnë e ta kërkojnë,
u thua se s’është këtu sot:
u arratis te brigjet, nga kalojnë
sorkadhet, që qajnë me lot.
Thuaju, se një perndim pa flakë
iu ngrit në shpirt e iu bë plagë
edhe iu bë furtunë me lot.
Kur miqtë e tij të vijnë e ta kërkojnë,
u thuaj se s’ësht këtu sot.
1940 gusht
NË PRAG TË LUFTËS *
Mos shkoni, o ditë, me lumtërinë time,
n’ato humnere, n’ato humnere!
Mos shkoni o ditë, me lumtërinë time,
n’ato potere, n’ato tmerre!
Seç erdh një natë, e sterrtë natë,
që lumtëria vdiq në të!
Seç erdh një natë, vrasëse natë
mbi këtë dhe të ngratë,
Dhe ja në shpirtin tim se si gremiset,
dita, që bje në pisha!
Dhe ja në shpirtin tim-o, se si fiket
pak lumtëri që kisha!
1939, gusht
*) Lufta e II Botërore plasi në shtator. Në prill ishte pushtuar Shqipëria dhe ky qe fillimi i batërdisë. Fashizmi mund t’i sillte botës fundin.
VITI I VJERSHËS
Ky le të jetë viti i vjershës
dhe pastaj hesht.
Erdhi koha e ekstremes
vetmi.
Ndërsa në një strofë, ti
përngaherë e re të mbetesh
Dhe të mos ndjesh
kurrë vetmi.
1995, dhjetor
E KU SHKOJNË YJTË
O shpirti im, ja nata, ra!
nj yll si lot u kput e ra.
ra si nj bul argjend
në qiellin tënd.
E ku shkojnë yjt, që këputen nëpër natë
si pika lot,
si bula argjend?
E ku shkojnë yjt, që turren nëpër natë,
në qiellin tonë,
në qiellin tënd?
1938, gusht, Pogradec
DAJTI
Blu dhe esmerald,
kredhur në blunë e qiellit,
thua Sazani midis Jonit, Dajti;
aty gri, aty i artuar.
Ka disa rrjedha mali,
që kërcejnë kreshtave
si ujëvara prej reve,
potershëm, shkumëbardha.
1978, mars
I TËRI NË NJË FLETË
Të kisha vdekur,
nuk do të kisha lënë vetë,:
kujtimet ke. Kujtimet jemi ne.
Dhe dëshirimet që nuk sosin ende.
Librat? Librat s’lexohen të tërë:
bëhen ca si tepër.
Ëndrrat tona kush mund ti përfletë?
E ku sosin fashikujt e jetës?
Botova libra 70, 80,
nesër mund të bëhen 100.
Në një të vetëm, njëqind herë më gjen,
në njëzet fletë jam i tërë, - gjeje.
1983, Spital
/Shqiptarja.com