POGRADEC- Përgjegjësi i firmës së pastrimit dhe punonjësi Denis Piperi janë vënë në pranga nga policia e Pogradecit pas incidentit së ditës së djeshme ku pushuesi në Pogradec u lëndua nga një fadromë.

Pushuesi 53-vjeçar, Agron Keta ishte duke pushuar dje në liqenin e Pogradecit dhe u përplas nga një kamion që po pastronte vijën liqenore. Ai u dërgua në spitalin e “Traumës” në Tiranë për të marrë mjekimin e posaçëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, një orar që në fakt zona ka qenë e mbushur me pushues. Kamioni i mbushur me inerte ka qenë duke pastruar zonën. Për shkak të një pakujdesi, drejtuesi 31-vjeçar Denis Piperi godito pushuesin i cili për shkak të dëmtimeve të marra u shtrua në spitalin e 'Traumës' në Tiranë.