POGRADEC - Prej tre vjetësh, stacioni i trenit në Gur të Kuq të Pogradecit është lënë në mëshirë të fatit, duke u shfrytëzuar vetëm nga tregtarët e skrapit.
 
Shinat kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa banorët kërkojnë rikthimin e linjës e hekurudhës, pasi edhe kostoja e udhëtimit është më e ulët.
 
Qytetarët e kësaj zone kujtojnë se më parë udhëtimi me tren ishte komod dhe me çmim të ulët. Ata pohojnë se sot detyrohen të zgjedhin një tjetër shërbim transporti, i cili ka kosto më të lartë.

Një banor shprehet për "A1Report!": “Duhet të na rikthehet hekurudha, sepse udhëtimi Pogradec – Tiranë është shumë më i lirë,” ndërkohë që një tjetër shton: “Neve nuk na del hesapi. Këtu e në Tiranë dikur shkoje me 2500 lekë, ndërsa tani duhen deri në 10 000 lekë; e pakta 7 000 lekë.”
 
Stacioni i trenit ka mbi katër vjet që nuk funksionon dhe, jashtë kamerës, specialistë të hekurudhës pohojnë se dëmtimi i shinave është shumë i madh dhe kostoja për rikonstruksionin kap shifra tepër të larta. 
hekurudha e pogradecit
 hekurudha e pogradecit
hekurudha e pogradecit
(Pamje nga hekurudha e Gurit të Kuq në Pogradec, sot)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)