Pogradec – Kandidatja Mile premton të kthejë terrenet sportive në qytet
TIRANË, 22 Maj/ATSH/.- Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile, zhvilloi një dëgjesë me sportistë, ish-sportistë dhe të rinj të këtij qyteti. Duke u ndalur në disa pika prioritare në këtë drejtim, si krijimi i terreneve të reja sportive, nxitja e sportit në shkolla, ndërtimi i një kompleksi sportiv që […]
/ATSH/.- Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Evropiane" për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile, zhvilloi një dëgjesë me sportistë, ish-sportistë dhe të rinj të këtij qyteti.
Duke u ndalur në disa pika prioritare në këtë drejtim, si krijimi i terreneve të reja sportive, nxitja e sportit në shkolla, ndërtimi i një kompleksi sportiv që do të përfshijë gjithë bashkinë e Pogradecit, Mile theksoi se është detyrë e pushtetit lokal të rigjallërojë jetën në qytet duke nxitur aktivitetet.
Kandidatja e majtë nënvizoi se synon t'i rikthejë Pogradecit terrenet sportive të munguara dhe të krijojë mundësinë të ketë një kompleks për të gjitha sportet duke nxitur dhe mbështetur çdo nismë dhe projekt që i shërben riaktivizimit të tij.
Përfaqësuesja e LSI-së në këtë takim, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian, shprehu bindjen se kandidatja e ASHE-së do t'i bëjë realitet sa më shpejt këto terrene sportive, duke ndjekur një model shumë të mirë që qeveria ka zbatuar, duke e rikthyer sportin në shkolla dhe duke i dhënë atij rëndësinë e duhur.
Kandidatja Mile nënvizoi se në Asamblenë e qytetit që pritet të krijohet nga Bashkia, do të ketë përfaqësues nga fusha e sportit, në mënyrë që të ringrihet tradita pogradecare.
Në kuadër të fushatës elektorale kandidatja është takuar me përfaqësues të minoriteteve dhe komuniteteve fetare, në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit. Ajo premtoi se pas 21 qershorit, të gjitha komunitetet do të jenë të mirë përfaqësuara në Bashkinë e Pogradecit, ndërsa shprehu angazhimin për të forcuar bashkëjetesën dhe rritur harmoninë në qytet dhe zonat përreth.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.3%
-
Jo
85.9%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17495
Lajme të tjera
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
E dimë që 'JOQ' dhe 'Lolita' vendosin gjoba dhe bullizojnë çdokënd, por… duhet t'i mbrojmë për interesin publik
1 Prill, 11:58
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Pas tre netësh, Papa Françesku del nga spitali! Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë
1 Prill, 11:25
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
1 Prill, 11:10
-
Mandati i Stoltenberg drejt përfundimit! Emrat që pritet ta zëvendësojnë, mes tyre presidentja e KE Ursula von der Leyen
1 Prill, 11:10
-
Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP
1 Prill, 11:01
-
Po transportonte 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
1 Prill, 10:57
-
Shqipëria 14 vite në NATO, Meta: Mirënjohje atyre që kontribuuan për t’u bërë pjesë e aleancës!
1 Prill, 10:55