Pogradec/ Kanos me shkarkues elektrik e i dëmton automjetin policit, arrestohet 46-vjeçari

Foto ilustruese

POGRADEC- Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka kanosur me shkarkues elektrik dhe i ka dëmtuar automjetin punonjësit të policisë.

I arrestuari është V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë një strategji të re për të përballuar koronavirusin?

Komento

Komente

  • DENI: 07/06/2020 22:28

    Mir ja ka bere ketij policit se eshte nje moster ky,e mban veten dhe si merak mbas femrave gjith diten me telefon ne vesh,ate duhet te hetoje SHCBA se kot nuk e ka kanos ai.Ai eshte polici me qelbur ne komisariatin e Pogradecit.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Qytetarët në Elbasan nuk respektojnë distancimin social, grumbull në gjendjen civile, s'mbajnë as maska