Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës  në rrugën Volorekë në Pogradec.

Blutë bëjnë me dije se një mjet tip motorr pa targa është përplasur me  një mjet furgon tip ‘Benz-Mercedez’ më targa AA 641 HV i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet F.T
 
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorrit.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com