Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Dunice të qytetit të Pogradecit. Një 40 vjeçar është dhunuar rëndë nga 8 persona pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.
Erjon Çollaku është dhunuar me mjete të forta përpara lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja.
40-vjeçari është transportuar në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm bëhet e ditur nga burime spitalore se Çollaku ka marrë dëmtime në gjithë trupin por jashtë rrezikut për jetën.
40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.
Pas ngjarjes, policia ka njoftuar se 26-vjeçari me iniciale S. M., është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa personat e tjerë ende nuk janë identifikuar nga blutë e Pogradecit.
Dëmtimet në fytyrën e Erjon Çollakut
Egersira primitive
Përgjigju