Prej më shumë se një viti punonjësit e policisë nuk kanë marrë lekët e orëve shtesë të punës.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se oficerët nuk u janë dhënë ende paratë për punën që kanë kryer jashtë orarit.
Të njëjtat burime saktësojnë se policët e Tiranës nuk kanë marrë pagesën e orëve shtesë prej 1 viti e gjysëm, ndërkohë që policët në rrethe nuk i marrin këto pagesa për më shumë se 3 vjet.
Shumica e policëve kanë nga 20-80 orë shtesë në një muaj, për të cilët nuk kanë marrë lekët.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se pagesat për orët shtesë do të jepen në muajt ardhshëm.
Sipas Ministrisë pagesat janë vonuar për shkak të procedurave dhe llogaritjeve saktë të orëve të punës. Fondi për orët shtesë të Policëve shkojnë në disa milionë lekë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com