Policia e burgjeve me uniforma të reja dhe të standardizuara! Qeveria miraton vendimin, 2,6 milionë euro fond

Pas më shumë se një dekade, policia e burgjeve do të pajiset me uniforma të reja të standartizuara, në bazë të dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave që janë miratuar, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Policët e të gjitha burgjeve do të kenë të njëjtën uniformë. Uniformat e reja variojnë në bazë të stinëve, ku për stinën e dimrit është dizenjuar një veshje e ngoshtë, ngjyrë blu e errët. Të reja do të jena edhe stemat, gradat dhe simbolet e punonjësve të policisë.

Për rastet ceremoniale uniforma përbehet nga uniforma e punës sipas stinës. Në krahun e majtë të xhaketës vendoset stema e Republikës. dhe ne krahun e djatht.. vendoset simboli i Policisë. Burgjeve. Në pjesën e gjoksit në krahun e djathtë vendoset shenja e emrit, ndërsa ne krahun e majtë vendoset grada e vogël e Policisë se Burgjeve”.

Punonjësit e rolit bazë ne regjimin e jashtëm dhe të brendshëm sipas stinës përfitojnë edhe pelerinë shiu, doreza lëkure, çorape, rrip mesi dhe rrip shumëfunksional.

Qeveria ka miratuar fondin për 3600 uniforma të reja për dy vite, dhe Ministria e Brendshme ka nisur procedurat e tenderitmit për fondin prej 2,6 milionë eurosh.

(Kliko këtu për VKM-në e uniformave te reja te policsë së burgjeve)

(Kliko këtu për VKM-në e uniformave te reja te policsë së burgjeve)

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm