SPAK operacion në Tiranë, Shkodër e Kukës, 6 arrestime, kontrolle banesave të Ervis Martinajt! Në pranga biznesmeni i kazinove Pëllumb Gjoka, pronar i plazhit 'ADA' në Velipojë

TIRANË- I zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajn, ‘bosin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti. Martinaj dyshohet se urdhëroi vrasjen e Gjin Ndojit më 9 gusht 2020 në Vau Dejës.

Emri i tij, doli në mesin e urdhër-arresteve të firmosura nga SPAK në kuadër të një mega-operacioni në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të cilët thuhet se janë 15 në total, edhe pse zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj. Dihet që 6 prej urdhërarresteve tashmë u ekzekutuan ndërsa kontrollet janë shtrirë në Tiranë, Shkodër, Kukës dhe më gjerë, duke vënë në pranga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar.

Bashkë me Ervis Martinajn në kërkim është shpallur edhe Eljon Hato, mik i të zhdukurit Martinaj dhe Behar Bajri, ndërsa i arrestuar është biznesmeni i ndërtimit dhe kazinove, Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Të gjithë këta akuzohen për vrasjen e Gjin Ndocit, me porositës Ervis Martinajn. Por, SPAK ka arritur të sigurojë prova edhe për një tjetër ngjarje. Për këtë është arrestuar Ardit Hasanbegaj, ish-shefi i policisë së Komisariatit Berat, i cili akuzohet se ka siguruar kushte për vrasjen e Dorjan Dulit e Ibrahim Licit.

Deri tani mësohet se SPAK ka në dorë një celular, me zbërthimin e të cilit, u gjetën shumë informacione dhe prova komprometuese, deri edhe faktet për vrasje, të cilat dyshohet se kanë ardhur për hesap të lojërave të fatit.

Në pranga ka përfunduar prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, i cili dyshohet se ka mbyllur dosjet e ngjarjeve, pasi në atë periudhë ka qenë i emëruar prokuror në Shkodër. Me veprimet dhe mosveprimet e tij, Lita ka mbyllur dosjet, duke u dhënë mundësinë anëtarëve të grupit kriminal të mos akuzohen asnjëherë. Gjithashtu, i arrestuar për llogari të këtij mega-operacioni është Oltian Bistri, aktualisht me detyrë specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, një organi i ri i dalë pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit. Bistri vetëm 7 ditë më parë u lirua nga detyra e drejtorit të Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje e akteve sekrete hetimore në lidhje me 2 ngjarjet e sipërcituara. I arrestuar është shpallur edhe Astmer Bilali, tjetër emër i njohur i grupit kriminal të Bajrave, roli i të cilit mbetet akoma i paqartë. Gjatë kontrolleve për këtë mega-operacion, i cili është akoma në zhvillim, mësohet janë sekuestruar armë dhe municione, bashkë më prova të tjera materiale, që pritet të ndihmojnë në hetime. Të njëjtat burime tregojnë se disa persona të shpallur në kërkim rezultojnë se nuk janë brenda vendit dhe ekzekutimi i urdhër-arresteve për momentin është i pamundur.

Deri tani, SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit kanë qenë hermetike për dhënien e informacioneve në lidhje me operacionin, por mësohet se veprat penale që rëndojnë mbi të gjithë këta persona janë: shpërdorim detyre, nxjerrje e akteve sekrete hetimore dhe sigurim i kushteve për vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kjo është hera e parë që SPAK arreston zyrtarë të këtij niveli në një operacion të vetëm, ndërsa përgjimet për një kohë të gjatë kanë mundur finalizimin e tij.

Kush janë personat e arrestuar (DETAJE):

1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.  Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të "Bajrave", e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga-  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Preka- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Të shpallur në kërkim:

Eljon Hato- Mik i Ervis Martinaj

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe priten edhe 9 arrestime të tjera. Priten të dhëna të tjera më të hollësishme për këtë operacion, por kryesisht SPAK preferon të mbajë hermetik informacionin deri në përfundim të një procesi.

Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetarët Keti Banushi e Sokol Dema.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Zbërthehet roli i anëtarëve të grupi kriminal të goditur nga SPAK, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit


Është zbardhur roli i anëtarëve të grupit kriminal të goditur sot nga SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim Elion Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili është përfshirë në sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Sakaq Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Dyshohet se porositësi i vrasjes është Ervis Martinaj. Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Ai u vra me një plumb në kokë. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

Ora 14:16
U arrestua sot nga policia, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita mbylli dosjen e një grupi kriminal

 

I arrestuar sot nga operacioni i SPAK është edhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Prokurori Xhevahir Lita është arrestuar pasi dyshohet se ka ndihmuar në mbylljen e dosjeve të grupit kriminal

1690452843_xhevahirlita.jpg

Ora 14:09
Operacioni i SPAK, zbulohet pse u arrestua ish-komisari i Beratit: Ardit Hasanbegaj siguroi kushte për vrasje

1690462097_ardithasanbengaj.jpg

 

Ish-shefi i policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj është arrestuar në kuadër të një megaoperacioni nga SPAK, pasi akuzohet se ka siguruar kushte për vrasje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ardit Hasanbegaj siguroi kushtet për atentatin ndaj Dorjan Dhulit e Ibrahim Licit.

Ora 14:08
U arrestua sot nga policia, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri në akuzë për nxjerrjen e sekretit hetimor

1690441735_1645023420oltion1024x5761.jpg

Ish- shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar sot pas një megaoperacioni në SPAK, është arrestuar pasi akuzohet për nxjerrje e sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre, bëjnë me dije burimet për Report Tv.

Ora 14:06
Operacioni i SPAK, burime për Report Tv: Shpallet në kërkim Elion Hato, mik i Vis Martinajt

1690464370_19.00081019.Still012.png

Miku i Ervis Martnajt, Elion Hato është shpallur në kërkim nga SPAK.

Ora 13:48
Operacioni i SPAK, merren në pyetje Ilir dhe Safet Bajri, u kontrollohen edhe banesat! Shpallet në kërkim Behar Bajri

1690458535_6400whatsappimage20230727at10220pm1690455756.jpeg

Ilir dhe Safet Bajri janë marrë në pyetje në kuadër të operacionit të SPAK. Mes të arrestuarve nga SPAK ishte dhe Astmer Bilali, pjesë e kësaj bandës së Bajrave.

Në kuadër të operacionit është ushtruar kontroll banese në shtëpinë e Ilir dhe Safer Bajrit. Ato janë marrë në pyetje pranë Policisë Shkodër dhe janë lënë të lirë. Behar Bajri, është shpallur ne kërkim sipas burimeve të policisë së Shkodrës.

Ora 12:19
FOTO/ Kush është prokurori Xhevahir Lita i cili u vu sot në pranga nga policia

1690452843_xhevahirlita.jpg

Xhevahir Lita, prokuror në qarkun e Kukësit është arrestuar sot nga policia në kuadër të një megaoperacioni që po zhvillohet në Tiranë, Shkodër e Kukës.

Report Tv ka siguruar foton e prokurorit të qarkut të Kukësit, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.

Report Tv mëson përmes burimeve se akuzat janë për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal, por nuk dihen ende detaje të hollësishme.

Ora 12:10
‘Bosi’ i basteve prej një viti i zhdukur, SPAK urdhër-arrest të ri për Ervis Martinajn

I zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajn, ‘bosin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti. Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Vau Dejës. Emri i tij, doli në mesin e urdhër-arresteve firmosur nga SPAK në një megaoperacion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të cilët thuhet se janë 15 në total, edhe pse zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj. 

40-vjeçari prej gushtit 2022 rezulton i zhdukuar, askush nuk di të thotë është gjallë apo i vdekur. Policia e Shtetit ka humbur betejën e saj më të madhe të 356 ditëve të fundit, duke mos i dhënë përgjigje misterit të madh të fatit të bosit të lojërave të fatit. Edhe i zhdukur, Ervis Martinaj vijon të jetë hije që ngacmon jo vetëm opinionin publik, por edhe organet e drejtësisë.

Kjo është masa e dytë e arrestit ndaj tij. Në maj 2022 Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit se i kishte premtuar 500 mijë euro në këmbim të eliminimit fizik të një prej armiqve të tij të shumtë, Indrit Dokle.

Ervis Martinaj, prej rreth 15 vitesh është një ndër emrat më të lakuar të botës së krimit në vend, pas një rritjeje të madhe të pasurisë së tij prej kompanive të basteve që ka pasur në pronësi. Disa muaj më parë ne urdhë të SPAK u sekuestruan të gjitha pasuritë në emër të tij dhe familjarëve.

Ora 11:42
Megaoperacioni i SPAK, zbulohet emri i personit të gjashtë të arrestuar

Edmond Preka i 6 i arrestuar në kuadër të megaoperacionit të ndërmarrë sot që ka çuar në pranga drejtues policie, prokurorë dhe biznesmenë, mëson Report TV. Aksioni është ndërmarrë në disa qytete. 

Ora 11:20
Operacioni i SPAK, burime: Janë sekuestruar disa automatikë dhe pistoleta

1690449714_dfd.JPG

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka raportuar se janë sekuestruar disa automatikë dhe pistoleta.

Ora 11:19
Shkodër, 60 efektivë në aksion për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali! Kontrolle në Velipojë e lagjet Kiras e Dobraç

1690449699_shkoder.jpg

Detaje të reja nga operaiconi i arrestimit të biznesmenit të kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali i dënuar më parë si pjesë e grupit të 'Bajrajve'.

Operacioni është kryer rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe kanë qenë rreth 60 efektivë policie që janë angazhuar në këtë operacion. Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja informon se ka dhe persona të tjerë të arrestuar por ende nuk janë bërë të ditur emrat. Ndërkohë janë ushtruar një sërë kontrollesh në Velipojë dhe në lagjet e Shkodrës Kiras e Dobraç

Ora 11:07
Operacioni i SPAK në disa qytete, mes 6 të arrestuarve edhe një ish-komisar! U shkarkua vjet nga Rrumbullaku për një operacion kanabisi në Berat (EMRI)

1689340513_spak1.jpeg

Një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë së Shtetit dhe SPAK është edhe ish polici Ardit Hasanbega.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se ish Komisar Ardit Hasanbegaj ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

Ora 09:03
Operacioni i Policisë së Shtetit e SPAK, Balla: Lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

1690217630_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë  mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit/

Ora 09:03
Arrestimi i Olti Bistrit, pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales, u emërua te Drejtoria e Krimeve në Volum

1690441735_1645023420oltion1024x5761.jpg

Oltion Bistri i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK pak ditë më parë është emëruar si Specalist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda. Ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.  

Ora 08:49
Megaoperacioni i policisë së shtetit e i SPAK në Tiranë, Shkodër e Kukës, në pranga edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave

1690440591_1571935127bilali571x470.png

Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin e bandës së Bajrave.

Ora 08:37
Megaoperacioni i policisë së shtetit, del FOTO ja kush është biznesmeni i kazinove dhe i ndërtimeve që ra në pranga

1690444170_pellumbgjoka.jpg

Ky është Pëllumb Gjoka, biznesmeni i arrestuar në saj të një megaoperacioni të policisë së shtetit. Së bashku me të ra në pranga efektivë e prokurorë.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 31/07/2023 12:25

    Rrace e keqe paskeni qene te gjithe fillim e mbarim! Keni prishur nje qytet per kafsherite gjaksore tuaja!

    Përgjigju
  • gjorm kurbin: 27/07/2023 22:55

    Menoj qe jan ne kermin dhe dy kraht e tjert te ervis martinaj ;; YLLI BRAHIMAJ bashk me ELI LEKA njani milot e tjetri lac Kam besim se duhet Te jen ke dosja e spak per arsyjen se jan bashkpuntor ne shum ngjarje kriminale qe ka ba ervis martinaj

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/07/2023 22:41

    Si ka mundsi qe vrasjen e gjin frrokut ta ken kry kta kur kta kan ken shokt e ngusht te tina

    Përgjigju
    • Llesh fran preng cecen: 28/07/2023 12:44

      Malok te pabes moj shkoder loqja

    • Shkodra1: 28/07/2023 11:05

      Ku ka shoke ne politike dhe ne trafik o vlla, Ktu po vret vellai vellain per 1 meter toke Jo kto me qindra milina euro droge e lojra fati! Rrini shijoni jeten o njerez se u shkatrrut tu vra njeri tjetrin, Shijoni familjet se ska kuptim jeta kshu si e mendoni ju me jetu 5 vjet!

    • Or tej: 28/07/2023 09:36

      Shoku ta fut or teeeejjjjj

  • Eljon: 27/07/2023 21:06

    Hato eshte cuni tezes vis martinit Nuk eshte mik ! Muhabet kot..

    Përgjigju
  • LORA: 27/07/2023 20:24

    Kur te jepet vendimi I gjykates per keta te arrestuarit dhe te konfiskohen pasurite e tyre jo-legale,,,atehere do besoj ne drejtesi te drejte.

    Përgjigju
  • TTT: 27/07/2023 20:10

    Ne si familjare dhe prinder ne Shkoder do të jemi gjithmonë me te keqen ma të vogël dhe Ibrahim Lici ka shumë here ma moral dhe principe se kto plehra dhe kyt gja edhe policia e din shumë mirë: - Ibrahim Lici nuk e ka vra kurre te fejuaren e tij 15 vjeçare me plumb mbas shpine (të tjerët po) - Ibrahim Lici nuk ka perdhunu kurre ne jeten tij (te tjeret kane perdhunu vajza 13 vjeçe) - Ibrahim Lici nuk ju ngacmon kurrë as motrat edhe as gratë miletit (te tjeret i kapin me zor neper rruget e Shkodres) - Ibrahim Lici nuk ka konsumu kurre kokainë (te tjerët i kanë hundët e mbushura me kokaine nga mengjesi deri ne darkë) - Ibrahim Lici nuk kryen vrasje me pagesë (te tjerët po) - Ibrahim Lici nuk asht marrë kurre me prostitucion (te tjerët po) KJO ASHT DIFERENCA E IBRAHIM LICI ME PLEHRAT E TJERA.

    Përgjigju
    • o ttt: 27/07/2023 23:40

      ke fol shum sakt te rujt zoti me qa ke po ibrahimi asht djal zotni ka i shkoder rrespekt per te e fisi lici nuk ka pre ken ne bes

  • Send Halluanaj: 27/07/2023 19:55

    Mikneshen e behar bajrit I dha rroge senad halluni si infermjere te materniteti pa ardh asnji dite ne pune, e ku asht sot senad halluni drejtor spitalit ne shkoder. Kjo asht shkodra...

    Përgjigju
    • Pirdh se lirohesh: 27/07/2023 20:20

      Blej nje abetare dhe meso te shkruash njehere se me perkthim dhe prap nuk merresh vesh Po ruani shpijat tuja e boll u morret me mhb rakie Shyqyr qe ju del zani me komente se perball i hani mutin

  • Kaurri: 27/07/2023 19:45

    Ca bohet kshu mer lal? Allah, allah gjithe komentet si me qene ne arabi.

    Përgjigju
    • Labi: 27/07/2023 21:40

      ????????

  • Ndergjegja: 27/07/2023 19:42

    Pyetja qe shtrohet eshte: DO TA FITOJ LUFTEN DREJTESIA APO "SHKOLLA SHQIPTARE E KRIMIT DHE E KORTUPSIONIT"??? Pergjigjen nuk e jep askush,bile as USA apo BE....Populli ndodhet ne udhekryqin me te madh ne tere historine e tij shume shekullore...BESIMI I POPULLIT NE DEMOKRACI DHE LIGJ E PROSPERITET SA VJEN E DOBESOHET DHE REVOLTA E TIJ SHPIRTERORE SA VJEN E RRITET.

    Përgjigju
  • Loran: 27/07/2023 18:46

    Bajjrit jan njerez te mir e te beses rrall gjen njerez si puna tyre dhe i kan ngatruar kot se cdo gje qe behet infaturohet me pa te drejt ktyre , sa per kte policin Bistrin nuk ka me te korruptuar e maskara nje trasportus hashashi qe u ngrit dhe filloj te vinte gjoba neper trafikant qe ti linte te punonin

    Përgjigju
    • TT zastava: 28/07/2023 11:10

      Sjane 2 vajza o shok po jane dhjetra vajza dhe i shkojne sot e kesaj dite neper lagje e i perndjekin deri te dera sbpise Dhe prind e tyre e ato Vete sjane te zotet me denoncu Se sju pranojne denonncimin ne polici, Si ne kohen e lufte me blinda i ndjekin deri te dera shpise per presion dhe i ngacmojne ...

    • Per TTT: 27/07/2023 21:04

      Kush jan kta 2 vajzat 13 vjeçare ??

    • TTT: 27/07/2023 19:58

      Si nuk ju vjen turp o njerez te pacipë dhe pa moral, Behar Bajri ka vra te fejuaren e vet 15 vjeçe ne gjumë me plumb mbas shpine, apo kanë perdhunu para shumë vitesh me gjithe Safetin dy adoleshente 13 vjeçare, ndersa ti thu jane njerez te mirë dhe të beses. Haram buka që han o hipokrit !

  • Fnsh: 27/07/2023 18:23

    ZOTI ASHT I MADH, grupet kriminale ne Shkoder ne bashkepunim me prokurora edhe shefa policiet me zhduk edhe fut ne burg me gjitha mënyrat Ibrahim Licin edhe si përfundim u zbulun !

    Përgjigju
    • Fnsh: 27/07/2023 19:54

      E vertete e din tan Shkodra se nuk e ka ba Ibrahimi ate vrasje, por ka kene orkestrim i Bajrave me shoket e tyne prokurora që me ja faturu Ibrahimit !

    • E verteta: 27/07/2023 19:30

      Duhet te rihetohet vrasja e Endri mustafes se duan tja faturojn ibrahimit kur dihet shume mir kush e ka kryer

  • Dritan hallunaj: 27/07/2023 17:55

    Djali axhes i dritanit , pota i doganes hapi serort me vler 1 milion euro ! Ec e merre vesht

    Përgjigju
    • edi: 28/07/2023 08:37

      zotni mos fol kot pa e njofte at tjetrin ,pota ka punu ne ndertim ne itali per 15 vjet,pallati qe eshte ndertuar te shpija e tij ne rus i ka lane i jati 20 hyrje pallati ,prandaj mos i hin ne hak se gjithshka e ka me djerse ,faleminers per mir kuptimin

    • Xhbj: 28/07/2023 00:17

      Shume keni qef me u marr me muhabete kafesh, pastro para deres e pije kafen me lezet , se kur flet shum, kafja nuk te shijon ma !

    • Shkodra: 27/07/2023 18:37

      Fort iu ka met neper goje mbiemri i Halluneve Boll hangert mut se ka me iu a xan frymen naj dite

  • Gjergj: 27/07/2023 17:38

    Ajo qè bie nè sy, èshtè pèrfshirja e "eprorève" tè policisè dhe prokurorive nè rrethe, si pjesè direkte e bandave kriminale. Askush nè Shqipèri nuk çuditet pèr kètè lajm sepse kush donte ta dinte, e dègjonte poshtè e lart. "Surpriza", ka tè bèjè me faktin, qè SPAK nuk po ndalet mè, vetèm me vrasèsit e rrugès por po meriton respekt pèr punèn e bèrè, duke justifikuar me veprime tè tilla, shpresat e qytetarève shqiptarè sè pari, dhe SHBA dhe KE si pagèzues tè tij. SPAK, mos u ndal. JUST DO IT. Pastroni Shqipèrinè nga plehrat. Njè popull i tèrè, nuk e ka aspak shpresèn tek partitè politike por tek ju.!!!

    Përgjigju
  • Sorra: 27/07/2023 16:24

    Pllum Gjoka me Barjat kane vra ene Nikolin Lekstakajn per gjakmarrjen e Ardian Nikulajt. Tom Doshi e ka rradhen tash se ka dale kudo ne pergjime

    Përgjigju
  • genti: 27/07/2023 16:07

    te shofim ca do bej dritan hallunaj qe ka kalu vetingun me leket e pellumit? dritan hallunaj sponsorizohet dhe mbrohet nga pllumbi! cohu enver hoxha se krym pune me keta per 24 ore nga tropoja deri ne sarande! aq ju desh mehemet shehut me bandat e veriut mirdite dhe dukagjin se tropojanet si spiuna te vjeter u bene bashkpuntore!

    Përgjigju
    • Saliu: 27/07/2023 17:38

      Saliu duke komentuar ..

    • Per Genti: 27/07/2023 17:17

      Dritan Halluni dhe gjith fisi i hallunve mbrohen direkt nga i gjati dhe ju ka dhan mbrojte e lek. Pellumb gjoka i vjen mbrapa atynve jo e kunderta mos harro. Bashkpunojne ngushte ne shum e shum biznese por jan te zgjuar veprojne ne hije jo si da barbona tjere qe vejn do gjoba e ju duket vedi al kapone

  • Frikacakt: 27/07/2023 15:30

    Kaq shume ja paskeni pas friken Ibrahim Licit sa jeni cu me shtet e me tane mi ba keq por Allahu asht i madh e din kto pune

    Përgjigju
    • polici: 27/07/2023 18:43

      aq te dhjefsha ty me gjith ibrahimat e me ate tjetrin qe e mbron o k.qe kanari ti e di qe plumbi kap gjithmon me te madhin kur gjuhet me sy mbyll? edhe shteti prandaj bene keto gjerta qe te kapin qorrat qe qellojnme sy mbyllur o trp me zile

    • Eri: 27/07/2023 18:39

      Allahu esht i madh e Ibrahimin e udhzoft me i fshi prej faqes dheut krejt kto kriminale e te pamoral

  • Eno: 27/07/2023 14:54

    Po ardi veliu qe eshte mentori olti bistrit do arrestohet??? E mor ardi veliu mor burr kurv, kur do te vi rradha dhe ty, se po ti kepusin me rradh, me shofer, me bistrin…… tik tak

    Përgjigju
  • Sadik konici: 27/07/2023 14:51

    Qonu tash kurva tik tokut komentoni qoju kopili enverit komenta hajde ta shofim sa shtet keni delni ngjiro tash mor beth palam. Se keni kuptu qe Allahu asht i madh dhe i drejti zhytet po nuk mbytet ju ka mlu zullumi e nzullum keni mu myt PashaAllahun

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/07/2023 14:14

    Esmeraldo hato asht djali tezes i vis martinajt , esht ba grup me asmerin e vellezerit xhenja bejn vrasje me pages .

    Përgjigju
  • Vini: 27/07/2023 14:05

    Falenderimet më të mëdha për herojt e SPAKUT me drejtuesin e saj z.Altin Dumani. Kryeminitri bën mir që po mundohet të pastroj rriqnat nga trupi i tij. Rrallën e ka banda e strukturuar Bullgare e drejtuar nga mafiozi Luan Leka, grabitësi i Kakomes dhe i shum pronave të tjera në Shqipëri.

    Përgjigju
    • Bravo: 27/07/2023 14:49

      Gjithe Shkodra falenderon sot spakun per pastrimin e qytetit… ka prap

  • Nadim: 27/07/2023 13:37

    Me ne fund SPAK goditi nje nder deget me te rendesishme te rrjetit te familjeve te krimit te organizuar shqiptar, ate te Pellumb Gjoka. Me ose pa qellim qe zbatuan operacionin pasi banda e Gjokes kreu misionin per kapjen kriminale te Shkodres nga mafia e Rames, te shohim cdo nxjerre hetimi. Sa per policine... nje organizate e kriminalizuar me vete. Nuk ka turp me te madh.

    Përgjigju
    • Drejtsia: 27/07/2023 14:50

      Drejtsi e vonuar por me mir tani se kurr

  • Landi: 27/07/2023 13:34

    Bravo Spak me kete arestim qe keni kry po pellumb gjoken eshte koka e shume krimeve e gjobave i verifikoni mire ka lidhe me shume vrases nga shkodra e gjen ne vlone keni shmag shume krime bravo po ka dhe te tjere

    Përgjigju
  • Tit bilali: 27/07/2023 13:33

    E asmer kurva shi qa te gjen kur munohesh me fut ibrahimin mren Zoti asht i madh

    Përgjigju
  • Velipoja: 27/07/2023 13:05

    Pellumb gjoka ka vrar nji plak per me i marr pronen ne velipoj e din te gjith . Ka urdheru dhe disa vrasje me pages . Duhet ta kaloj ne burg pjesen tjeter te jetes

    Përgjigju
  • Asmer: 27/07/2023 12:53

    Tapo hellin valle nshpi teme tash

    Përgjigju
  • Tirane: 27/07/2023 12:43

    Po keta hasanbegat te gjith ne polici punojn si vellezer se jan nje 4 .dy te arestuar dy akoma ne pun

    Përgjigju
  • Ibrahimi: 27/07/2023 12:30

    Bravo Kryeministrit! Goditja ndaj gjokes asht shenje se ji vetem bilal qe asht thjesht ushtar por tane krimi ne shkoder deri te tom doshi do shkojne para drejtesise. Rama ska ma nevoje per ta.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/07/2023 12:16

    Po vellezerit xenja dhe esmeraldo haton pjes e grupit te asmerit qe bajn vrasje me pages e ven gjoba nuk mundet me i kap ??? Shum keq

    Përgjigju
    • Per Shkodren: 28/07/2023 00:14

      Vellezerit Xhenja merret Ibrahimi me ta sa ti mbyllin problemet me drejtesi, se ai asht si Mastro Lindo per kto morracaket i dizenfekton Shkodren prej tyne

  • Alb: 27/07/2023 12:13

    Hapnin burgje te reja se skeni ku mi qu.

    Përgjigju
    • Or tej: 27/07/2023 16:09

      Me lire e mire i bjen qe te kthehen burgjet per te ndershmit, ndersa kriminelet te rrine te lire or teeeejjjjj

  • Tirona: 27/07/2023 11:57

    Oltioni esht nje kriminel me uniform policie . Duhet te denohet minimumi 20 vjet burg . Dhe tani leket ti han dashnort e gruas se i ka me shumic

    Përgjigju
  • hrmes: 27/07/2023 11:56

    Per ushtaraket duhet detyrimisht te denohen nga gjykata ushtarake dhe denimet duhet te jene shm te larta me qellim qe kur te hyne ne keto organe ti therasin mendjes mire.

    Përgjigju
  • Izi: 27/07/2023 11:53

    Po Isidor Ndocin kur do e peshkoje SPAK? Ky person me rrezikshmeri te larte ka zaptuar zonen gjuhadolit. Eshte i pameshirshem dhe ushtar i betuar i Luizit.

    Përgjigju
  • Liloja: 27/07/2023 11:41

    Edhe prokurorin xhevahir lita e paskan arrestu aaa , oo xhevo nuk ta harron kush te keqen jo ti bashke me granit shahun sa njerzve ju keni ra ne qaf po prit se bota me rrota , tana lahen ne kyt dynja

    Përgjigju
  • Barba: 27/07/2023 11:21

    Nipi i haki spiunit ja ka la len trashgimi arditit a shkerdhefshin ropt tani ne burg me gnith hallexhinjt qe keni fut

    Përgjigju
  • Turi: 27/07/2023 11:21

    Bistri njeriu me i afert i Belinda Ballukut,ca behet smeret vesh o njerez. Ne demokraci ha njeriu njerin qi burri burrin hahahhaha???????????? Ropt ku ti kete gjobvensi rq me i madhe inpol se shtetit

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 27/07/2023 10:59

    Lorenc Panganikes kur do i vije rradha?

    Përgjigju
  • Gjirokaster: 27/07/2023 10:55

    Po Olti edhe kaq e zgjati shum, duhet te kishte shkuar me koh ne burg qe ne 2012-2014 qe mbillte hashash ne lazarat se e kishin heq nga puna sepse kishte rrahur djalin e azemit pastaj e futen prap dhe e ngriten ne detyr se qe kusheriri Bashkim Finos

    Përgjigju
    • Agron1: 27/07/2023 11:11

      Po ushtari i bistrit ermal hajdini ,qe gjate kohes qe bistri merrej me hashash se bashku me perlat cullaj (te dy te perjashtuar nga policia ate kohe 2011) dhe ermali ishte shef antidroge ne gjitokastet e bashkepunonte me keta te dy.me pas kur erdhi rilindja dhe bistri shkoi dr qarku ne lezhe ermal hajdinin e beri shef komisariati dhe kur shkoi bistri ne durres e mori perseri hajdinin ne dr shef komisariati ?a do te merret spak me bashkepunoteret e bistrit ,po me probat e frikshme qe kane vene ky klan,vetem supermarketin qe ka ne bllok te lsi bistri eshte blere 5 milion euro nga ai ?

  • Arben: 27/07/2023 10:40

    Pse kjo tendence e SPAK per te kapur vetem njerezit e te majtes? Pellumb Gjoka ka ndihmuar shume Benet Becin per fitoren historike te PS ne Shkoder! Ai eshte hero per te majten! Pse goditen vetem keta lloj njerezish kur ka mjaft ne opozite njerez te implikuar ne krime, ne mos tani te pakten atehere kur PD ishte ne pushtet! Prandaj edhe populli voton PS masivisht, si psh ne Rrogozhine edhe pse qeveria ka shume skandale! Nga indinjata ndaj veprimeve te njeanshme te SPAK!

    Përgjigju
    • beni qe hecen vet: 27/07/2023 18:53

      o beni o koqe me flet po ai shpellari jot kur te ngordhi per ke do besh be o rrota e trapit

    • Beni: 27/07/2023 11:23

      Ca thua o rrote fajin e ka saliu prap tani mor fiks ta ka gjete o sufllaqe

    • Ops: 27/07/2023 10:58

      O sufllaqe

  • Llazi: 27/07/2023 10:18

    E shikon si kthehet rrota e historise o Olti Bistri. Dikur inskenoje ngjarje dhe fusje njerezit ne burg kot, sot te erdhi dita te lash gjithe padrejtesite qe ke bere. Kujdes sapunin

    Përgjigju
    • O Llazi: 27/07/2023 10:57

      Mos harro leket qe do ja hajn kollovaret, shoket e qefit qe ka gruaja kti

  • Arbëri: 27/07/2023 09:56

    Duket kjart se SPAK është në dorën e kryekriminelit shqipfolës…!!!

    Përgjigju
    • polici: 27/07/2023 18:55

      he e gjete m.tin e trete per sot qe te hash? ik tani andej nga shqupi e ha nji byrek

    • beni: 27/07/2023 11:10

      Po hajdar po. Ik bej nje bj albinit ate bej

  • Agron: 27/07/2023 09:49

    Po drejtori i pergjithshem a mban pergjegjesi per postet dhe gradat qe i ka dhene oltian bistrit ????ne vitin 2017 bistri ishte nenkomisar edhe ne 2018 perfundon krykomisar dhe dr qarku ????te themi qe kishte eksperience dhe e bene se themi dot si ishte i riveshur ne polici pasi nje vit pune kishte bere si inspektor krimesh dhe e perjashtuan se rrafi djalin e azem hajdarit,me tej shkoi ne lazarat dhe merrej me hashash dhr rilindja pas vitit 2014 e mori ne gjitin e saj sic ka bere me cdo kriminel???,dhe doni polici te ndershme ju duke promovuar vetem kriminela ,me e pakta dr pergjithshem duhet te shkarkohet ose te arrestohet.

    Përgjigju
    • Polici: 27/07/2023 10:10

      Qe rrahu hajdarin e vogel i lumt krahu se e meriton ai klyshi

  • Dhurata uruci: 27/07/2023 09:21

    SPAK dhe bkh te filloje hetimet per mjeken ne shkoder Dhurata uruci per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarim pasurie , mjekja manipulon diagnozat per te dhene kempe ne menyre abuzive , demi financiar I shtetit shum I larte . Prokuroria e shkodres te nise hetimet per pasurine e saj 3 makina shtepia dhe 900 milion lek ne shtepi .

    Përgjigju
    • Antoni: 27/07/2023 09:46

      Komentuese Dhurata ta paska qu ngush ose ndonje prishje interesi shum kjo Dhurata! qe tash dy dit ban te njejtin koment! Ban denoncim dhe leni komentet,se nuk ta var kush me komente.

  • Shkodra: 27/07/2023 09:15

    Kryeministri po pastron territorin nga ushtaret e vjeter qe tu hapin rruge figurave te reja te krimit.

    Përgjigju
    • nini: 27/07/2023 11:36

      si e gjeni te keqen ne cdo te mire!!!!!

  • Piti Denis: 27/07/2023 08:37

    Normal qe do arrestohej ky Bistri se kokë e këmbë me grupet kriminale ka qenë i lidhur, madje me një grup shumë të rrezikshëm qe ka pronë të vetën Hotel Amara ke mbikalimi urës se Dajlanit

    Përgjigju
  • aldo: 27/07/2023 08:36

    po vellain e ketij bistrit qe punonte ne hipoteken durres kur do e arrestoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)