Policia zbardh ‘atentatin’ e mbrëmshëm në Pllanë të Lezhës: S’u gjetën as gëzhoja dhe as armë, babë e bir nën hetim për kanosje

Policia zbardh ‘atentatin’ e mbrëmshëm në Pllanë të Lezhës: S’u gjetën as gëzhoja dhe as armë, babë e bir nën hetim për kanosje

Vendi ku u denoncua se ndodhi ngjarja

Lezhë- Një ditë pas denoncimit për një sulm me armë zjarri në fshatin Pllanë të Lezhës, policia vendore zbardhi detaje nga ngjarja.

Të shtënat me armë u raportuan se ndodhën mbrëmjen e djeshme (27 tetor), nga shtetasi A. P., 30 vjeç, i cili ka telefonuar Sallën Operative dhe ka kallëzuar rastin.

"Shënjestra" ka akuzuar dy anëtarët e një familjeje, A. Gj. dhe A. Gj. (babë e bir), 56 dhe 22 vjeç, se për shkak të konflikteve të mëparshme, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin ai lëvizte në fshatin Pllanë.

“Menjëherë pas telefonatës, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, si: marrja e deklarimeve të 3 shtetasve të implikuar, kryerja e kontrolleve në banesat e tyre, këqyrja e automjetit të 30-vjeçarit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes. Në përfundim të tyre ka rezultuar se: automjeti i 30-vjeçarit ishte i padëmtuar nga plumba, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, si dhe në banesat e 3 shtetasve të implikuar nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm”, sqaroi policia.

Kurse me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme për këtë rast, Komisariati ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë vetëm për veprën penale “kanosja”, për dy familjarët babë dhe bir, që e mohuan akuzën. Gjithashtu verifikohet nëse denoncuesi ka bërë kallëzim të rremë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i Gardës iraniane për sulmet izraelite: Do të ketë pasoja të paimagjinueshme

Shefi i Gardës iraniane për sulmet izraelite: Do të ketë pasoja të paimagjinueshme