Poloni, aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

Poloni, aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

Zofia Burchacinska dhe Marian Kubalczyk e kanë përjetuar si fëmijë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tyre në qytetin e vogël Vielun, asokohe ndodhej shumë pranë kufiri lindor i Rajhut Gjerman. Në mëngjes herët më 1 shtator  1939 qyteza u sulmua prej aviacionit ushtarak gjerman.

Gjatë një sulmi pothuajse të njëkohësishëm në Westerplatte pranë Gdanskut një njësi polake bëri rezistencë kundër sulmit gjerman. Kundër sulmeve nga ajri në Vielun nuk pati mbrojtje. Avionët bombardues gjerman hodhën bomba ndaj qytetit dhe qëlluan ndaj njerëzve me armët që kishin në bord. 1200 banorë gjetën vdekjen.

Zofia Burchacińska e kujton ngjarjen sikur kjo të kishte ndodhur dje. Ajo ishte njëmbëdhjetë vjeç, kur gjermanët sollën luftën në Poloni. "Nëna më tha, ngrihu, ne duhet të dalim jashtë. Unë isha në shtrat, me këmishë nate, kur dëgjova një gjëmim të fortë, tavani pësoi të çara, dritaret u shkëputën prej kornizave, dhoma jonë e gjumit ndodhej në drejtimin nga ranë bombat e para."

Në disa valë bombardimesh avionët luftarakë gjermanë sulmuan qytetin e vogël. Vielun ishte i pambrojtur - pa rezistencë ndaj sulmit. Sulmi nga ajri është një krim lufte. Ai tregon vullnetin gjerman për asgjësim, që do ta karakterizonte luftën për vite të tëra. Zofia Burchacińskas dhe familja menaxhonin një farmaci përballë kishës në sheshin e pazarit. Shtëpia u dogj tërësisht.

Simbolet e vuajtjes

Prej saj kanë mbetur vetëm disa fotografi, që i mbajti babai. Ai ishte ushtar i ushtrisë polake. "Këtë fotografi babai im e kishte edhe më pas kur e morën rob." Mbi të ai ka shkruar çdo të dielë disa radhë. Zofia Burchacińska: "Këtu ka shkruar: e dielë, 1939, Gjermani, unë mendoj vazhdimisht për ty." Por vazhdon ajo: "Ai nuk e dinte nëse unë jetoj ende."

Një prej këtyre fotografive është simbol i vuajtjes sonë. Ajo tregon vëllain e saj përpara spitalit. Zofia na tregon rrugën, ku është marrë kjo fotografi. Klinika ishte e para që u sulmua. Një shkelje e ligjit të luftës. Me pasoja dramatike edhe për të mbijetuarit. 

Mjeku, Marian Kubalczyk ishte pesë vjeç kur nisi lufta botërore. Si i rritur atij i duhet sot të ekzaminojë pasojat afatgjatë psikike të të mbijetuarve:  "Unë isha anëtar i komisionit të invalidëve. Atje kam vizituar vazhdimisht njerëz, që kanë pasur shqetësime për arsye të përvojave gjatë bombardimeve - ata nuk ishin të aftë për punë."

Pse u harrua Vieluni?

Në Poloninë socialiste pas Luftës së Dytë Botërore vuajtjet e qytetarëve të Vielunit nuk janë tematizuar. Për dekada të tëra sulmi gjerman ndaj Gdanskut konsiderohej si fillimi zyrtar i luftës. Por një tjetër dëshmitar i kohës tërheq vëmendjen, se me sulmin nga ajri ndaj qytezës vërtetë nisi Lufta e Dytë Botërore. Ai është Tadeusz Olejnik. Ai ishte katër vjeç kur pa se si ishte ndezur nga flakët horizonti në Vielun. Sot ai është historian dhe këmbëngul, që qyteti i tij të zerë vendin që i takon në histori. „Udhëheqja e ushtrisë polake më është përgjigjur një herë me letër, duke theksuar, se nuk shkon çfarë unë them, sepse Westerplatte në Gdansk është simboli i fillimit të Luftës së dytë Botërore. Për faktin se ushtarët polakë u treguan të guximshëm dhe ushtruan rezistencë. Me tragjedinë e Vielunit nuk mund të edukohej me patriotizëm të madh brezi i ri."

Me rastin e 80 vjetorit muzeu i qytetit në Vielun do të hapë një ekspozitë të re të madhe. Jan Ksiazek, drejtori i muzeut të qytetit: "Njerëzit në Poloni, qeveritarët e në radhë të parë historianët - polakë e gjermanë - sjellin gjithnjë hollësi për zbardhjen e tragjedisë së Vielunit."

Nuk e besoj gjermanëve?

Përgjegjës për sulmin ishte gjeneral-majori gjerman Wolfram von Richthofen, i cili më parë pati urdhëruar sulmin ajror të legjonit Condor ndaj qytetit spanjoll Guernica. Guernica u bë e njohur në botë, ndërsa Vielun kërkon ende vendin e vet në histori. Mjeku Marian Kubalczyk shpreson për pajtimin mes polakëve dhe gjermanëve: "Gjermanët sot janë krejt ndryshe nga ata asokohe. Edhe polakët janë ndryshe sot. Ne kemi BE-në. Ne të gjithë bashkë kemi një union të përbashkët. Sot shkojmë në drejtimin e duhur për të ruajtur paqen."

Por Zofia Burchacińska e ka të vështirë me të kaluarën: Ajo vazhdon të punojë  edhe pse 91 vjeçare në farmacinë e djalit të saj: "Nëse i pyet gjermanët për këtë ngjarje, ata të përgjigjen, se nuk kemi qenë ne, ata ishin nazistët. Por nga vijnë nazistët? Nga Gjermania apo! E nëse më pyesin mua, a mundem të fal? Jo. Unë përpiqem, por nuk u besoj gjermanëve. Çfarë nëse kjo ndodh sërish këtu...?"

Sulmi ndaj qytetit të saj Vielun është i pazbardhur edhe sot në raportet gjermano-polake, mendojnë shumë polakë: 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët