/ATSH-DPA/ - Zgjedhja e presidentit polak hyri sot në fazën përfundimtare, në ndërkohë që sondazhet tregojnë një garë të fortë mes presidentit aktual, Bronislaw Komorowski dhe sfidantit të tij, Andrzej Duda.
Sondazhi i parafundit i organizuar dje i jepte Dudas një avantazh shumë të lehtë, ndërsa ai i sotmi ia jepte Komorowskit këtë gjë.
Të paktën 30 milionë persona kanë të drejtë vote në balotazhin e së dielës për zgjedhjen e shefit të shtetit.
Zgjedhja e presidentit do të përcaktojë, sipas analistëve, edhe tendencën e votuesve për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.
Komorowski mbështetet nga partia e qendrës së djathtë "Platforma qytetare", që mban pushtetin që prej vitit 2007.
Komorowski po luan fort me kartën e të qenit ish-ministër i Mbrojtjes, në një moment kur polakët janë të shqetësuar për krizën separatiste në Ukrainën fwinje dhe ndikimin rus.
Duda është kandidat i partisë së djathtë "Ligj dhe drejtësi" dhe e ka përdorur fushatën për të siguruar mbështetje nga sindikatat kryesore të vendit.
Ai ka folur për krijimin e një identiteti të fortë polak brenda Bashkimit Evropian.