Popullsia e BE-së bie për të dytin vit radhazi! Italia rekord negativ, shtohen francezët

Pas rënies së parë të rritjes së popullsisë në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e Bashkimit Evropian u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446.8 milionë më 1 janar 2022. Shifrat janë bërë me dije nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat në raportin e bërë publik sot. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje sesa lindje) e tejkaloi migrimin neto pozitiv për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të vijimit të ndikimit të pandemisë.

Sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian ka pasur 531 000 vdekje më shumë në 2020-n se në 2019-n për t'u krahasuar me 113 000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020. Për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milionë në vitin 1960 në 446.8 milionë më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milionë banorësh

Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë njerëz në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth tre milionë njerëz në vit, gjatë viteve 1960.

Popullsia e BE gjatë viteve, grafik i EUROSTAT

Eurostat tha se popullsia e vendeve individuale të Bashkimit Evropian më 1 janar 2022 varionte nga 0.5 milionë në Maltë në 83.2 milionë në Gjermani. Gjermania, Franca dhe Italia së bashku përbënin pothuajse gjysmën (47 për qind) të popullsisë totale të BE-së më 1 janar të këtij viti.

Ndërsa popullsia e përgjithshme e BE-së ra për të dytin vit radhazi, rënie e popullsisë nuk u raportua në çdo vend të BE-së. Në total, 10 vende regjistruan një rënie të popullsisë midis 1 janarit 2021 dhe 2022, me rënien më të madhe të raportuar në Itali (-253 100) dhe më të vogël në Slloveni (-1 800). Rritje u vunë re në 17 vendet e tjera, me më të madhin në Francë (185 900) dhe më të vogël në Estoni (1700). / Shqiptarja.com

Popullsia sipas shteteve të BE, grafik i EUROSTAT

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 11/07/2022 14:31

    HA.HA,HAAAAAA.Saluk emigrimi italianeve e francezeve ne maksimum.Thojne se sipas te dhanunave te ke ti e ti ka dhan nje mik thojne se ato pra italianet e francezet po emigrojne ne Shqiperi,kurse shqiptaret po lejne apo braktisin vendin e po emigrojnene vecanti ne Europe(inshalla tropojan) e qe po behet tragjike.........,rrezikon qe Shqiperia te zhbehet e kjo eshte tradheti kombetare....... Saluk :ti apo Meta keni vendosur qe Shqiperia po zhbehet?

    Përgjigju
  • Vin: 11/07/2022 14:04

    Shtohen zezaket dhe arabet ne Franc se francezet nje shit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion