/ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko konfirmoi se vendi i tij ishte angazhuar në një luftë reale me Rusinë duke shtuar se priste një ofensivë tjetër në të ardhmen, në një intervistë të publikuar sot.
"Nuk është një luftë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, kjo është një luftë reale me Rusinë", theksoi ai në një intervistë për BBC-në.
"Fakti që ne kemi kapur (...) ushtarë të forcave speciale ruse është një provë solide", shtoi ai.
Ukrainasit, evropianët dhe amerikanët nuk reshtin së denoncuari praninë e forcave ruse që iu kanë ardhur në ndihmë rebelëve separtistë në lindje të vendit, gjë që Moska e përgënjeshtron.
Pavarësisht pranisë së shumë gazetarëve dhe vëzhguesve të pavarur, asnjë provë përfundimtare nuk është mundur të jepet përsa i përket shtrirjes dhe qendrueshmërisë së vendosjes ruse.
"Mendoj se ata po përgatiten për një ofensivë dhe mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm dhe të mos u japim asnjë mundësi për të rifilluar provokimet. Kjo do të jetë tërësisht përgjegjësia jonë", shtoi Porochenko.
Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se kuk kishte besim të homologu rus, Vladimir Putin, por nuk kishte zgjidhjet tjetër vetëm t'i japë një mundësi diplomacisë. Ai shtoi se territoret nën kontrollin rebel në Lindje të vendir mund të merren vetëm nëpërmjet rrugëve ushtarake.
'"Dyshoj se lirimi i territoreve të mia mund të bëhet me mjete ushtarake" nënvizoi ai.
Konflikti i armatosur që ka përballur ushtrinë ukrainase me rebelët prorusë ka shkaktuar më shumë se 6 200 të vdekur që prej muajit prill 2014. Një armëpushim tjetër u arrit në muajin shkurt në Minsk në sajë të ndërmejtësimit franko-gjerman dhe në praninë e presidentit rus, Vladimir Putin, por incidentet e përgjakshme ka qenë pothuajse të përditshme.