Portali 'Mësues për Shqipërinë', publikohen rezultatet e para

Portali 'Mësues për Shqipërinë', publikohen rezultatet e para

Në ditën e publikimit të rezultateve të portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe në prag të fillimit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka mbledhur të gjithë përgjegjësit e zyrave arsimore vendore dhe rajonale të arsimit parauniversitar. 

Teksa rezultatet provizore janë publikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe ato përfundimtare do të jenë gati më 16 shtator, Ministrja Shahini ka nënvizuar faktin se vetëm nëpërmjet këtij portali tashmë po sigurohet një proces shumë transparent dhe i bazuar në meritë ku mësuesit më të mirë fitojnë të drejtën e punësimit. 

“Një prej objektivave madhore të MASR është të kemi mësuesit më të mirë nëpër shkollat tona. Reforma në mësuesi është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë pa u ndalur në mënyrë që shërbimi që ofrohet në arsimin parauniversitar për nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jetë më i miri i mundshëm dhe të përmirësohet çdo ditë e më tepër”, u shpreh Znj. Shahini. 

Gjatë takimit, Ministrja Shahini ka përcjellë edhe mesazhet kryesore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. 

Secili prej jush duhet të realizojë me përgjegjshmërinë maksimale detyrat që keni përpara dhe bashkërisht të konsolidojmë edhe prioritetet kryesore që ka MASR si: reforma në mësuesi, gjithëpërfshirja dhe integriteti në arsim”, tha ajo teksa nënvizoi faktin ky është viti i parë që do të punohet plotësisht me kurrikulat dhe tekstet e reja shkollore në të gjitha shkollat. 

“Në 5 vitet e fundit, është bërë një ndryshim shumë i madh në kurrikulat dhe tekstet shkollore. Me këto kurrikula do të punojmë për disa vite në vijim. Kurrikula e re synon forcimin e kompetencave të nxënësit dhe ka ndryshuar edhe mënyrën se si mësuesit punojnë në klasë. Ndryshimi i frymës së punës tek mësuesit ka ndryshuar pozitivisht edhe rezultatet e nxënësve”, nënvizoi ndër të tjera Ministrja Shahini. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë