Porti i Durrësit, Frrok Çupi: Opozita s’ka argument! Mandija: S’dihet kush është investitori! Protesta? Analisti: Berisha po përdor Metën si lepur

Protesta 12 nëntorit dhe Porti i Durrësit kanë qenë sot dy tematikat të cilat kanë sjellë mosdakordësi në emisionin Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj. Analisti Frrok Çupi e sheh si shterpë protestën e organizuar më 12 nëntor nga dyshja Berisha-Meta e ndërsa anëtarja Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija e sheh si mjetin e vetëm për t’i bërë ballë monizmit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

Mandija nënvizoi se protesta tregoi se zëri ishin vetë qytetarët pasi paraqitën problematikat që i shqetësojnë. E ndërsa Çupi u shpreh se nga protesta nuk u dha asnjë lajm dhe asgjë e re.

“Protesta tregoi se kishte mos zhdukje të pluralizmit në Shqipëri. Zërat opozitar ishin vetë qytetarët, paraqiten problematikat që i shqetësojnë.”- tha Mandija.

“Unë se shoh protestën nga numrat. Edhe sikur 5-fishi të ishin nuk ndryshon asgjë. Një protestë arrin të ketë sukses edhe me pak njerëz, këtë e kemi parë në të gjithë botën. Në protestë nuk u tha asgjë, nuk u bë lajm. Çdo gjë ishte lajm i vjetër, të stërdëgjuara. Ç’lidhje ka individi sot, p.sh me pluralizmin. Në momentin që u shpërbe protesta nuk mbeti asgjë.”- tha Çupi.

Frrok Çupi u shpreh gjithashtu se Berisha i përdor protestat për të zgjidhur problemet e tij me shpalljen non grata nga Britania dhe SHBA dhe problemet e tij të thella me ligjin e korrupsionin ndërsa shtoi se për to pati media ruse mjaft entuziaste. Sa i përket aleancës Berisha-Meta, analisti u shpreh se ish kryeministri është duke e përdorur si një lepur Metën për qëllimet e tij personale.

Sali Berisha ka probleme me Noin Grata ka me ligjin, me fëmijët me korrupsion, me rrënimin e demokracisë, ka probleme me historinë e tmerrshme e që ka lënë pas. Dhe ai gjen mundësi mbledh disa njerëz dhe, i viktimizon. U thotë më dëgjoni mua, se ç’thotë as vetë se di. Këtë turmë e thotë për ti thënë ambasadës Amerikane të thotë shiko sa njerëz kam unë. Mesazhet që pashë unë ishin të Amerikës dhe Rusisë. Pashë media ruse entuziaste. Berisha e ka përdorur Metën gjithnjë si lepur. Dhetani po e përdor, do të futet nën emrin e partisë së Metës dhe të kandidojë. Sepse ai e ka të pamundur të kandidojë. Këta janë akoma të paligjshëm gjithsesi, kanë një zyrë që e kanë pushtuar.”- tha Çupi

Të pyetur për Portin e Durrësit, sërish mes dy të ftuarve pati një mosdakordësi, pasi Mandija e sheh si një aferë korruptive ashtu sikurse dhe e gjithë opozita e ndërsa Çupi si një metodë e opozitës për t’i thënë çdo gjëje “Jo”.

“Është përzgjedhur një kompani që s’bëhet fare për portin e Durrësit po për apartamente dhe vila dhe pas shumë viteve do jepet në dispozicion marina për 35 vite. Është në dispozion të këtij investitorit që s’dihet se kush është. ”- tha Mandija.

“Nuk kam guxuar besoj se askush prej nesh t’i hyjë në lëkurë kësaj çështjeje. Ajo që kam tentuar të shoh mirë është oponenca ndaj portit. Retorika s’bind askënd. Të krijon përshtypjen në gjithçka të thotë jo. Është një oponencë politike që është dashakeqe ndaj shtetit. Pra të gjitha janë pa argument, në fund do të kemi një port, do kemi një Shqipëri luksoze.”- tha Çupi.

Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë