Dy vjet më parë, në Durrës është ndërtuar një port i ri në të cilin do të ankoroheshin të gjitha peshkarexhat, por sot ky port është jashtë funksionit pasi bankinat e ndërtuara nuk janë të përshtatshme për ankorimin e peshkarexhave.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, një vit më parë kishte premtuar për përshtatjen e bankinave, por edhe sot e kësaj ditë akoma nuk është bërë asgjë.
 
Kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga përfundimi i punimeve në portin e ri të peshkimit në Durrës, por pavarësisht se është i përfunduar ai vazhdon të jetë jashtë funksionit për të cilin u projektua.

Për ndertimin e këtij porti janë investuar 11 milion dollarë të siguruara nga një kredi e Bankës Islamike dhe një pjesë nga buxheti i shtetit. Pavarësisht kostos, peshkarexhat e kanë të pamundur që të ankorohen në bankinat e tij pasi ato janë të papërshtatshme për këtë qëllim.

Ai sot shërben për parkimin e disa jahteve dhe varkave private, por jo për peshkarexha.

Një vit më parë Ministri i Bujqësisë, Panariti deklaroi nga Durrësi së do të ndërhyet për përshtatjen e bankinave të portit në mënyrë që të mundësohet ankorimin e peshkarexhave, por deri më sot nuk është bërë asgjë.

Klodian Kapiti: E kemi ngritur gjithmonë çështjen e bazenti detar. Kemi patur gjithmonë ngjarje reale ku anijet janë mbytur brenda bazenit portal edhe në det. Porti është ndërtuar në nj vend mjaft të përshtatshëm për tu ruajtur nga forca të mëdha, por është i ndërtuar në një formë të tillë që e bën të pamundur funksionimin e flotës së peshkimit. Nuk ka bankina por vetëm dallgëthyese që e bëjnë të pamundur ankorimin e peshkarexhve të peshkimit.

Porti i vjetër nuk garanton siguri për flotën e peshkimit dhe sa herë që deti perfshihet nga stuhit, peshkarexhat rrezikojnë fundosjen përshkak të përplasjes nga tragetet që ankorohen fare pranë tyre. Dicka e tillë ndodhi edhe 1 javë më parë, kur një traget për pak sa nuk fundosi 3 peshkatore.
 
Në Durrës janë të regjistruara 120 pashkarexha por vetëm gjysma e tyre e ushtron aktivitetin e peshkimit, për shkak të kushtëzimit për ankorimin e tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com