Katër burra në krye të partive kryesore, Cameron, Miliband, Clegg dhe Farage do të përballen në zgjedhjet legjislative britanike që do të zhvillohen nesër, me tri gra në rolin e arbitrit duke përfshirë dhe skocezen, Nicola Sturgeon:
Më poshtë vijojnë portretet e shtatë protagonistëve:
David William Donald Cameron, 48 vjeç, produkt i pastër i grupit konservator të arsimuar në Eton dhe Oxford, i dha fund 13 viteve në pushtet të laburistëve në maj 2010 me një fitore të ngushtë që e detyroi të krijonte një koalicion me liberaldemokratët. Ky reformator që kërkonte dezintoksikimin e imazhit antisocial të partisë së tij trashëguar nga theçerizmi, parashikoi një rimëkëmbje ekonomike të vendit të tij.
Kundërshtarët e tij e dënojnë për një rritje të pabarazisë dhe e kritikojnë për premtimin e bërë nën presionin e euroskeptikëve të kampit të tij në vitin 2017 për një referendum në lidhje me praninë ose jo të Britanisë së Madhe në BE.
Ed Miliband, 45 vjeç, djalë i një mërgimtari polako-hebre marksist, erdhi në krye të partisë laburiste në përfundim të një lufte "vëllavrasëse" kundër vëllait të madh David, betejë që prej asaj kohe edhe për vendosjen e platformës së tij në mbështetje të një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë si edhe për të bindur kritikët që ai është kryeministri i ardhshëm.
Fushata zgjedhore i ka ofruar rastin për të fshirë deficitin e popullaritetit.
Nick Clegg, 48 vjeç, zëvendëskryeministri liberaldemokrat eurofil poliglot, është shfaqur në mënyrë brilante si personi i tretë në një terren politik tradicionalisht dypartiak, në vitin 2010 duke projektuar partinë e tij në qeveri, për herë të parë që prej 1920.
Përdorimi i pushtetit, krizat e herëpashershme të shkaktuara nga bashkimi me arsye me konservatorët dhe pesimizmi i militantëve, pjesa më e madhe e të cilëve të majtë, kanë kontribuar në rënien spektakolare të popullaritetit të partisë duke rënë nga 28 për qind në tetë për qind në pesë vjet.
Clegg, i vendosur për të penguar rrjedhjet drejt së djathtës apo të majtës shpreson të shpëtojë të paktën gjysmën e 57 deputetëve që ai disponon në Dhomën e Komuneve, me qëllim për të negociuar një bashkim me një apo tjetër kamp.
Nigel Farage, 51 vjeç, kishte premtuar një tërmet në euforinë e triumfit në zgjedhjet evropiane të partisë së tij populiste dhe eurofobe, të cilëve ai kërkon t'u fshijë reputacionin për formacion racist.
Nicola Sturgeon, 44 vjeçe, e paraqitur nga kundërshtarët si gruaja më e rrezikshme e Britanisë së Madhe, ajo po përgatitet të largojë laburistët nga bastioni i tyre skocez, por ka propozuar t'i mbështesë në Londër në kuadër të nismës "Të largojmë Cameron nga 10, Downing Street".
Leanne Wood, 43 vjeçe, drejtuese e partisë nacionaliste "Gallois Plaid Cymru", që pritet të marrë nga tre deri në gjashtë vende, ka bërë hyrjen e saj në oborrin e të mëdhenjve duke përdorur gjuhën e ashpër në një debat televiziv të shtatë partive të para britanike.
Natalie Bennett, 49 vjeçe, me origjinë australiane, armiqësore me ngrohjen klimatike dhe monarkinë, drejton të Gjelbërit e kredituar me të paktën pesë për qind të votave. Megjithatë ajo do të ketë si prioritet vetëm një deputet për të ofruar në një fron "anti-tory" që do të mbështesë një qeveri minoritare laburiste./
/atsh/