Poeti Herberto Helder, i përshëndetur nga kritika si një nga poetët më të mëdhenj portugezë, vdiq në moshën 84-vjeçcare në shtëpinë e tij, në periferi të Lisbonës, njoftoi sot shtëpia e tij botuese.
Herberto Helder Luis Bernardes de Oliveira, i lindur më 23 nëntor 1930 në Funchbal, kryeqyteti i Madeiras, ishte një njeri shumë i rezervuar, i cili nuk pranoi të flasë në media gjatë 30 viteve të fundit.
Në vitin 1994 ai nuk pranoi çmimin "Pessoa", një nga çmimet më të mëdha portugeze në fushën e letërsisë dhe shkencës.
"Me një imagjinatë dhe ndjeshmëri të rrallë, puna e tij dallohet nga origjinaliteti, koherenca dhe trajtimi gjenial", tha presidenti portugez, Anibal Cavaco Silva në një mesazh ngushëllimi.
"Rëndësia e tij për gjysmën e dytë të shekullit XX është ekuivalente me atë të Fernando Pessoas në gjysmën e parë", tha kritiku letrar Pedro Mexia.
Një nga librat e tij më të njohur është "Les cent pas" ("Os Passos em Volta", 1963) dhe antologjia me titull "La poeme continu"./atsh/