Posta private në Tiranë shpërndante mallra kontrabandë, arrestohen 2 pronarët

Posta private në Tiranë shpërndante mallra kontrabandë, arrestohen 2 pronarët

Mallrat e sekuestruara

Altin Luma dhe Devis Kokoli, pronarë të një poste private në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se bënin kontrabandë mallrash.

Në kuadër të operacionit të koduar "Last box", u arrestuan në flagrancë  Altin Lama 50 vjeç dhe Devis Kokoli, 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm".

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën "Eshref Frashëri", me administrator shtetasin Devis Kokoli dhe ortak shtetasin Altin Lama, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.     

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë