Posta Shqiptare: Të gjithë bashkë mund të ndihmojmë në frenimin e COVID-19

TIRANË- Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e Covid-19 në vend, Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare (kryesisht atyre që marrin ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit, si dhe pensionet) në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare. 

Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare bëhen të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu, Posta Shqiptare  i’u bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie. 

Posta Shqiptare i’u kërkon gjithashtu të gjitha bashkive të vendit të bashkëpunojnë duke proceduar me kalimin e fondeve përkatëse për pagesat e ndihmës ekonomike dhe të invaliditetit përpara fundit të muajit, në mënyrë që institucioni ynë të jetë në gjendje të operojë sa më parë me shpërndarjen e këtyre pagesave sipas një grafiku që mëton të evitojë radhët dhe grumbullimet e padobishme. 

Po ashtu, Posta Shqiptare i drejtohet  edhe institucioneve ligjzbatuese për të asistuar në ruajtjen e protokolleve të kujdesit dhe distancimit fizik të qytetarëve jashtë ambienteve të zyrave postare, ku punonjësit e Postës nuk kanë kopetencë për të vepruar.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2020 22:07

    Ketu ne U.S.A.pensionet depozitohen direct ne llogarite bankare te pensionisteve,ose I dergojne si cek ne shtepi dhe pensionistet mund ti thyejne ne cdo banke ose supermarket duke patur me vete ID DHE SSN,por gjithemone e me shume po shkohet drejt depozitave bankare.

    Përgjigju
  • liku: 30/10/2020 19:50

    Ne postat e pensioneve mungon numratori per te mbajtur rradhen ne baze te numrav e dhe Pensioniste te rrine larg dhe te terheqin pensionin sipas numrit

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

108 vjetori i pavarësisë, urime nga të gjithë trevat shqiptare