Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Vangjeli në ‘Kontrast’: Vulgar dhe i padobishëm! Lakuriqësi që do t’i kushtojë! Gjonaj: Të tërhiqet nga gara nëse ka dinjitet

Posteri i kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili nxjerr dy gishtat e mesit në publik, ndërsa u kërkon votën qytetarëve, ka ndezur polemika. Për analistin Lorenc Vangjeli, personi që i ka dhënë idenë Këlliçit për posterin nuk e ka menduar gjatë dhe pikërisht kjo gjë do t’i kushtojë në zgjedhje. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli u shpreh se posteri është një pasaporte e printuar keq dhe krejtësisht e padobishme.

‘Është një element provokues. Nga ato të cilat kur nuk mendon gjatë se çthua, por rëndësi ka të thuash diçka dhe të flitet për ty. Posteri është provokues. Nëse këtë gjë do ta bënte Efi, Kiara apo Luizi do të kthehej në trend, do të shikoje adoleshentë që do të bënin të njëjtën gjë. Por nëse në një shoqëri normale, nëse këtë do e bënte Mesi apo Ronaldo, të ngrinin gishta, do të ishin masakruar. Kush i ka dhënë këtë ide Këlliçit nuk ka menduar gjatë, për këtë, po flitet, por është një lakuriqësi që dot ti kushtojë. Kjo është një pasaportë e printuar keq e konspektuar keq dhe krejtësisht e padobishme. Pra ky provokim i një personazhi si Këlliçi që donte të paraqitje si një personazh serioz, mirë do të ishte që Këlliçi të ulej me këmbë në tokë dhe mirë do të ishte të tërhiqet gishtat e bashkonte duart. Provokimi u bë rezultati është tjetër gjë. Sot falë këtij posti flitet më shumë për Këlliçin, por problemi është sa vota kthehet kjo. Kjo ishte totalisht e gabuar! Më ngjan si një ide e huaj! Gjest i fortë në SHBA. Është shumë vulgare! Ideja e provokimit vjen nga jashtë.’- tha Vangjeli.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Socialise, Etilda Gjonaj tha për gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjelin, se nëse Këlliçi ka dinjitet duhet të tërhiqet nga gara, pasi është një gjest që cenon dinjitetin njerëzor. Jo vetëm për posterin me dy gishtat e mesit, por edhe për faktin se ka mashtruar me diplomë e gjimnazit.

‘Kur e dëgjova nuk e besova, mendova se ishte ndonjë rreng që mund t’i kenë bërë. Nuk mendoj se një kandidat për kryeqytet për tu zgjedhur i pari i qytetit tu serviret qytetarëve me atë poster. Kjo jo vetëm që indinjon dhe irriton njerëzit, por është një gjest që cenon dinjitetin njerëzor. Çdo kandidat edhe në një poster pasqyron atë që është pasaporta e tij. Nëse do e marrim Këlliçin si kandidat i atij koalicioni ka disa ngërçe, pasi përfaqëson një klub politik me një dyshe që është shpallur non grata. Një kandidat që mashtron për diplomën e gjimnazit nuk do t’i vinte çudi që të përfaqësohej me atë poster nga pas. Çdo njeri me pak mend e normal, do duhet minimalisht të ishte tërhequra nga gara për të shpëtuar atë dinjitet që i ka mbetur, nëse e ka.’- tha Gjonaj.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 26/04/2023 21:25

    Un habitem!!ajo dihet me ata qe bashkpunon ai ata jane bastarde me brir

    Përgjigju
  • Nemesis: 26/04/2023 17:33

    Te terhiqet nga gara???? Pse nuk u terhoq Rami kur Qorrin ia kapen talianet e Bolinos me droge? Pse nuk u terhoq kur ka ministra e zevendesministra ne burg e ne hetim per djegesa? Pse nuk u terhoq kur patronazhistet hodhen ne rrjet te dhenat e nje te tretes se shqiptareve? Pse nuk u terhoq kur dyshohet nga USa se ka mbushur canta me dollare per shefin e FBI? Belo te rrish, te vazhdosh, e t u tregosh vendin e merituar femijeve te Bllokut qe ende mbajme mbi kurriz! Pac fat e Zoti te ndihmofte!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/04/2023 15:23

    Jo te terhiqet nga gara, por te shkoj te haje bajga dhie ni Viçidol.

    Përgjigju
    • Do hash sufllaqe sot a qen a qen: 27/04/2023 08:25

      Bravo barku plot sot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë