Ronaldo ka nxitur zemërimin e shumë personave duke i bërë ata të reagojnë negativisht ndaj tij. Cristiano Ronaldo ka postuar një foto duke qeshur në avionin e tij privat, kjo foto erdhi fill pas humbjes nga radarët të avionit ku lojtari i Cardiff City Emiliano Sala udhëtonte.
Sala ishte në bordin e avionit i cili u zhduk nga radarët mbrëmjen e së hënës , e gjasat për mbijetesë tashmë janë përshkruar si "për fat të keq të pakta" nga grupet e kërkim-shpëtimit..
Zhdukja e Sala, ka tronditur tifozët dhe familjen e lojtarit, si dhe botën e futbollit. Duket sikur superstari portugez, ose të paktën ekipi i tij i PR, nuk ishin në dijeni të lajmit tragjik, pasi ai postoi një foto në profilet e tij të mediave sociale duke qeshur në një avion privat.
Përveç shumë njerëzve të thjeshtë ka pasur edhe reagime edha nga emra të njohur. Legjenda e Anglisëe njëkohësisht komentuesi i mirënjohur Gary LinekerI ka reaguar në lidhje me këtë postim duke I thënë që nuk është dita e duhur për të postuar atë foto.