Pozitive me COVID punonjësja, mbyllet pjesërisht Gjykata e Lezhës, përjashtim vetëm rastet urgjente! Kyçet për 14 ditë edhe Apeli Vlorë

COVID-19 ka pezulluar pjesërisht punën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi kryesekretarja e këtij institucionit ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Të gjithë personat e kontaktit janë izoluar dhe do ju bëhet tamponi, ndërsa referuar situatës së krijuar Këshilli i Gjykatës vendosi pezullimin e veprimtarisë gjyqësore deri me datë 13.12.2020.

Nga ky vendim përjashtohen vetëm veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje të natyre urgjente të përcaktuara në aktin normativ të datës 25.03.2020

Gjithashtu në vendimin e Këshillit të Gjykatës thuhet se kërkesat për çështjet civile dhe penale që depozitohen nëpërmjet shërbimit postar gjatë kësaj periudhe, do të fillojnë të regjistrohen nga sekretaria gjyqësore në sistem me datë 14.12.2020 dhe do të hidhen në short në këtë datë, ndërsa orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 11 deri në 12 të çdo ditë.

Ndërkohë bëhet e ditur se menjëherë pas konstatimit të rastit me COVID-19 është bërë dezinfektimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin per mbylljen e Gjykatës së Lezhës))

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
Rritja e rasteve me COVID në Gjykatën e Apelit Vlorë, mbyllet institucioni për 14 ditë (VIDEO)

Gjykata e Apelit të Vlorës është mbyllur pas rritjes së rasteve me koronavirus në këtë institucion.

ISHSH njofton se institucioni do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë 14 ditore.

Në apelin e Vlorës janë regjistruar 6 raste të infektuarish me COVID ndërsa 7 të tjerë janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Kjo është hera e dytë që mbyllet kjo gjykatë brenda pak muajsh ku kujtojmë se institucioni u mbyll dhe në gusht pasi u regjistrua një punonjës i infektuar.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025