TIRANË- "E kanë keqinformuar ambasadoren e shteteve të Bashkuara Yuri Kim për Reformën në Drejtësi". Këshilla e radhës për shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri vjen nga nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj sipas të cilit mazhoranca është ajo ka përcjellë mesazhe të shtrembruara sipas tij.
Ajo që duket se opozitën e ndan nga kryedemokrati Basha është fakti që edhe republikanët tregohen të gatshëm për një rishikim të Reformës në Drejtësi.
"Mendoj që opozita nuk ka sesi të jetë ndërhyrë në këtë sistem sepse nuk ka asnjë mekanizëm në dorë, e vemja zgjidhje janë propozimet që japin ambasadorët. Nëse palët duan të behët një rishikim, le të rishikohet", u shprej Sulaj.
Sulaj pranon se opozita nuk e ka bërë si duhet punën në raport me ndërkombëtarët. I vetmi që përpiqet të ruajë urat e komunikimit sipas tij, është kreu i PR Fatmir Mediu, për të cilin thotë se ka patur komunikime të vazhdueshme me ambasadorët.
“Duhet një informim i saktë ndërkombëtarëve ne kemi ceduar në këtë pjesë. Mediu ka bërë lëvizje të vazhdueshme për të mirëinformuar veprimet e opozitës te ndërkombëtarët pasi është e rëndësishme të kemi një lëvizje politike në unisong me ndërkombëtarët dhe të mos minohet progresi, duhet dialog mes palëve pasi ai na sjell një situatë të tillë që të shkojmë në zgjedhje", tha Sulaj.
Pas 30 viteve zvarritje të vendit drejt demokracisë, për Sulajn është sërish i nevojshëm orientimi i ambasadorëve në çështje të rëndësishme. Ai thotë se nëse ndërkombëtarët do të propozojnë ndryshim sistemi, Danimarka është shembulli që duhet ndjekur sipas numrit dy të Partisë Republikane.
”Duhet të shikojmë me vëmendje propozimet nga faktori ndërkombëtar . Mendoj që është një sistem që mund të implementohet dhe sjell një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve shqiptare”, u shpreh ai.
Në një kohë kur opozita i ka hedhur sytë drejt zgjedhjeve të parakohshme, për Blendi Sulajn arritja e këtij objektivi do të vinte vetëm me një dakordësi mes palëve, por vijimin e strategjisë për aksionin opozitar e lë në dorë të kryedemokratit Lulzim Basha.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor 2024, 19:19
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29